Mjekësi e përgjithshme

nën302017

Diuretikët tiazidë ndihmojnë pacientët me hiperparatiroidizëm, që nuk i nënshtrohen kirurgjisë

Në një studim të fundit izraelit janë mbajtur nën vëzhgim në mënyrë të vazhdueshme 14 meshkuj dhe 58 femra (me moshë mesatare: 68 ± 9 vjet), të prekur nga hiperparatiroidizmi primitiv asimptomatik. Pacientët nuk ishin operuar për arsye të ndryshme (dështim i kirurgjisë së parë, sëmundje të tjera, moskëshillim i operacionit për arsye të mëdha ose refuzim i tij) dhe ndiqnin terapi me diuretikë tiazidë, për hipertensionin arterial.
Giovanni Pinna (Endokrinologia della Nuova Casa di Cura) tregon për sfondin e këtij kërkimi, duke na kujtuar se: «Hiperparatiroidizmi primitiv asimptomatik përfaqëson një situatë reagimesh të shpeshta dhe mund të çojë drejt kirurgjisë, veçanërisht nëse kombinohet me hiperkalcurian (Bilezikian JP, et al. J Clin Endocrinol Metab, 2014), sepse ajo shton rrezikun për urolitiazë dhe/ose për dëmtim të funksionit të veshkave. Sa u përket diuretikëve tiazidë, vazhdon ai, këta përdoren në mënyrë korrekte për trajtimin e hiperkalcurisë idiopatike, pengojnë bashkëtransportuesin Na+/Cl- në nivelin e gypthit distal, ku bëhen korrigjimet e fundit të përmbajtjes së kripërave të filtruara, duke shtuar kështu sekretimin e Na+, Cl- e K+. Nga ana tjetër, pakësojnë sekretimin e Ca2+, nëpërmjet rritjes së përthithjes, që bëhet e mundur falë mekanizmave ende jo plotësisht të njohur".
Këto janë premisat. Duke iu kthyer studimit izraelit, Pina rikujton se «të gjithë pacientëve u ishte shtuar vitamina D3 (deri në arritjen e niveleve hematike 25-OH-D për 50 nmol/L), me qëllim shmangien e mbiprodhimit të hormonit paratiorid për shkak të mungesës së vitaminës D. Përdorimi i hidroclorotiazidit me doza të ndryshueshme nga 12.5-50 mg/ditë (me apo pa amiloride 5 mg/ditë), vijon endokrinologu, ka treguar një reduktim të dukshëm si të sekretimit nëpërmjet urinës të Ca2+ (nga 427 ± 176 në 251±114 mg/ditë, p < 0.001), ashtu edhe të niveleve plazmatike të hormonit paratiorid (nga 115 ± 57 në 74 ± 36 pg/mL, p < 0.001).
Përkundrazi, nuk është vënë re asnjë modifikim i dukshëm i kalcemisë (nga 10.7 ± 0.4 në 10.5 ± 1.2 mg/dL, p = 0.4). «Gjatë terapisë me diuretikë tiazidikë, nënvizon Pinna, dy nëngrupe pacientësh; ata me kalcuria ≥ 400 mg/dL dhe ata me kalcemi ≥ 11.5 mg/dL, kanë patur rezultatet më të mira. Kështu, përfundon specialisti, mund të marrim në konsideratë përdorimin e diuretikëve tiazidikë si një ndihmë e vlefshme për pacientët që nuk do t'i drejtohen kirurgjisë, sidomos përsa i përket reduktimit të hiperkalcurisë, parandalimit të nefrolitiasi-t dhe reduktimit të niveleve të hormonit paratiroid».
Gjithsesi, është i nevojshëm një monitorim i kujdesshëm i kalcemisë, pasi në disa pacientë mund të ndodhë një përkeqësim i mundshëm i hiperkalcemisë. Gjithsesi, nuk janë vënë re përfitime afatgjata të këtij trajtimi në rastet e hiperparatiroidizmit primitiv".

J Clin Endocrinol Metab, 2017; 102: 1270-6.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>