Mjekësi e përgjithshme

dhj42017

Vitamina D, suplementimi i vështirë kur ka tashmë një sëmundje inflamatore

tags: JAMA

Ruajtja e niveleve të mjaftueshme të vitaminës D mund të ndihmojë në parandalimin e fillimit të sëmundjeve inflamatore si artriti reumatoid, por integrimi pas shfaqjes së sëmundjes është më pak efikas, pasi ndërhyn pandjeshmëria ndaj vetë vitaminës D. Studimi për herë të parë ka parashikuar përdorimin e gjakut periferik dhe lëngut sinovial që lidhet me artikulacionet e inflamuara të pacientëve me artirit reumatoid.
"Aktualisht të kuptuarit tonë rreth vitaminës D dhe artritit reumatoid bazohet në studimet e gjakut dhe të pacientit, që mund të mos përfaqësojnë realisht situatën në njësinë e inflamacionit, pra në artikulacione. Kemi studiuar kështu përgjigjet në formën aktive të vitaminës D në qelizat imunitare nga artikulacionet e inflamuara të pacientëve me artrit reumatoid", shprehet Louisa Jeffery, nga Universiteti i Birminghamit, autore kryesore e studimit. Në krahasim me gjakun e vetë pacientëve, qelizat imunitare artikulare të inflamuara ishin shumë më pak të ndjeshme ndaj vitaminës D aktive dhe kjo duket se është shkaktuar nga fakti që qelizat imunitare të artikulacioneve të pacientëve me artrit reumatoid janë më të prekura nga inflamacioni dhe kështu kanë më pak mundësi për të ndryshuar dhe kanë të gjitha mjetet për t'u përgjigjur ndaj vitaminës D, sipas autorëve.
Kërkuesit kanë dalë në përfundimin se nëse dëshirohet që të përdoret vitamina D në pacientë me artrit reumatoid, mund të jetë e nevojshme që të përshkruhen doza shumë më të larta nga ato që janë përdorur aktualisht apo që të mundësohet dhe një trajtim tjetër që të korrigjojë pandjeshmërinë ndaj vitaminës D, të qelizave imunitare në brendësi të artikulacionit. Studimi i realizuar në bashkëpunim me David Sansom nga Universiteti i Londrës dhe i publikuar në Journal of Autoimmunity, bën pjesë në një kërkim në vazhdim të filluar në vitin 2011. Autorët shpresojnë tani që të ndërmarrin kërkime të reja për të përcaktuar përse artriti reumatoid çon në pandjeshmërinë ndaj vitaminës D, si është e mundur që të kalojmë këtë problem dhe nëse ky efekt është i pranishëm në sëmundje të tjera inflamatore.


Journal of Autoimmunity 2017. Doi: 10.1016/j.jaut.2017.10.001 http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0896841117304201


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>