Mjekësi e përgjithshme

mar12018

Karcinoma hepatoqelizore. Cila teknikë imazherike e bën më mirë diagnostikimin e parakohshëm?

Një studim i gjerë shumë qendror perspektiv, i botuar në "Liver International" konfirmon në praktikën e përditshme specifikën e lartë të njërës prej tri teknikave të imazherisë për diagnostikimin e karcinomës hepatoqelizore (HCC) me lezione 20-30 mm, duke konfirmuar udhëzimet aktuale të Shoqatës Evropiane për Studimin e Mëlçisë (EASL) dhe Shoqatës Amerikane për Studimin e Sëmundjeve të Mëlçisë (AASLD).

"Të dhënat tona tregojnë një rënie të specifikueshmërisë me tomografinë e kompjuterizuar (CT) ose me rezonancën magnetike (MRI) në lezionet 10-20 mm", thotë autori kryesor Christophe Aube (Departamenti i Radiologjisë, Universiteti Bretagne Loire, në Francë), duke shtuar se qasja më e mirë sekuenciale është lidhja midis MRI-së dhe ekografisë me  kontrast të mesëm (CEUS)".

Në mëlçinë cirrotike, është e mundur të bëhet një diagnostikim probabilistik i karcinomës hepatoqelizore bazuar në imazheri, në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare dhe, duke qenë se prognoza e sëmundjes varet nga madhësia e lezionit, mund ta kuptojmë rëndësinë e diagnozës së hershme. Megjithatë, zgjedhja e teknikave të ndryshme të imazherisë për të zbuluar në mënyrë joinvazive karakteristikat tipike të karcinomës hepatoqelizore në përmasa të vogla, është ende e debatueshme.

"Rekomandimet EASL dhe AASLD propozojnë aplikimin e TC-së dhe të rezonancës magnetike, ndërkohë që CEUS-i konsiderohet e pasaktë në dallimin e karcinomës hepatoqelizore nga kolangiokarcinoma intrahepatike", shkruajnë autorët që kanë vlerësuar efikasitetin diagnostik të TC-së, MRI-së dhe CEUS-it më vete ose të kombinuar, në diagnostikimin e lezioneve nga karcinoma hepatoqelizore, në përmasat 10-30 mm. Me këtë qëllim, janë rekrutuar 442 pacientë me cirrozë, që i janë nënshtruar brenda një muaji ekzaminimeve me CEUS, TC e RMI. Kërkuesit kanë vlerësuar më tej rezultatet pasi kanë vënë në punë një algoritëm të përbërë, për të arritur standardin më të mirë.

"Në diagnostikimin e parakohshëm të noduleve nga 10-20 mm, lidhja mes MRI-së dhe CT-së tregon një ndjeshmëri prej 55,1% dhe një specifikueshmëri prej 100%", thotë Aube, duke shtuar se CEUS-si, si niveli i dytë i imazherisë, jep mundësi për specifikueshmëri më të lartë, me një reduktim të lehtë të ndjeshmërisë për modulet nga 10-20 mm dhe ndjeshmëri e specifikueshmëri maksimale për nodulet 20-30 mm.

"TC-ja ose RMI-ja më vete, kanë specifikueshmëri të ulët për lezionet HCC nga 10-20 mm, ndërkohë që imazheria e kombinuar, nuk është e këshillueshme të bëhet në mënyrë sistematike në fazën fillestare, për shkak të ndjeshmërisë së kufizuar. Në këto raste, qasja më e mirë është ajo me MRI dhe CEUS", përfundojnë autorët.

 

Liver Int. 2017. doi: 10.1111/liv.13429
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28346737


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>