Mjekësi e përgjithshme

mar122018

Leuçemia linfoblastike akute. Metodë e re për ta zbuluar mundësinë e rikthimit, që në diagnostikim

Kërkuesit italianë dhe nga Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një teknikë që do të japë mundësi të përcaktohet tashmë që në diagnostikim, nëse pacientëve me leuçemi linfoblastike akute të tipit B (B-LLA) do t'u rikthehet sëmundja pas trajtimit. Metoda, e përshkruar në një studim kohorte të mbështetur ndër të tjera nga AIRC-ja, me ndihmën e fondacionit "Benedetta è la Vita" Onlus dhe publikuar në "Nature Medicine", ka treguar se është në gjendje të parashikohet rikthimi me saktësi prej 85%, një përmirësim domethënës ky, krahasuar me 66% siguri që ekzistonte nëpërmjet metodës aktuale të shtresëzimit të rrezikut, përdorur në diagnostikim. Deri më tani, në fakt, për të vlerësuar në mënyrë më të besueshme rrezikun e rikthimit ishte e nevojshme të pritej përgjigjja ndaj trajtimit dhe verifikimi molekular i sëmundjes së mbetur.

"Në studimin tonë kemi përdorur një teknologji novatore, citometrinë në masë, që është në gjendje për të individualizuar, kuantifikuar dhe analizuar njëkohësisht dhjetëra parametra biologjikë dhe funksionalë në çdo qelizë. Qelizat leuçemike B-LLA në diagnostikim janë krahasuar me të kundërtën e tyre të shëndetshme nëpërmjet një programi bioinformatik me qëllimin për të individualizuar profilet më karakteristike të qelizave leuçemike. Profilet e mbajtura, më tej, janë krahasuar te pacientët që kanë patur rikthim të sëmundjes me ata që kanë qenë në remision (pa përsëritje) dhe duke përdorur qasjen automatike "machine learning", janë identifikuar karakteristikat funksionale parashikuese të përsëritjes", shpjegon në një deklaratë për shtyp Jolanda Sarno (Qendra e Kërkimit, Universiteti i Milanos), autore kryesore e punës, së bashku me Zinaida Good-in (Universiteti i Stanfordit, SHBA).

Ka qenë pikërisht Good-i ai që ka zhvilluar modelin statistik parashikues të përsëritjes DDPR (Developmentally Dependent Predictor of Relapse), falë të cilit është vënë re se karakteristikat funksionale të qelizës tumorale, që shkaktojnë përsëritjen, janë të pranishme që në momentin e diagnostikimit. Duke analizuar çiftet e kampioneve të marra në momentin e diagnostikimit dhe të rikthimit, është konfirmuar ruajtja e profilit fillestar në qelizat e pranishme gjatë përsëritjes. Tani, modeli duhet vërtetuar në rreth 300 kampione të reja që vijnë nga pacientët me B-LLA, të disponueshme falë Grupit Onkologjik të Fëmijëve në SHBA.

 

Nature Medicine 2018. doi: 10.1038/nm.4505
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29505032


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>