Mjekësi e përgjithshme

pri32018

Në sinusitin akut, mjekët i tejkalojnë kufijtë e kohëzgjatjes së antibiotikëve

Kohëzgjatja e terapisë me antibiotikë te të rriturit me sinusit, shpesh i tejkalon rekomandimet e udhëzimeve aktuale, sipas hulumtimit të publikuar në "JAMA Internal Medicine".

"Rezultatet tona tregojnë se më shumë se dy të tretat e antibiotikëve që përdoren për sinusit, janë përdorur për një kohë më të gjatë nga ç'rekomandohet prej Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve Infektive (IDSA). Në to u është këshilluar mjekëve të përshkruajnë pesë deri në shtatë ditë trajtimi për pacientët me sinusit akut bakterial dhe me rrezik të ulët rezistence ndaj antibiotikëve", thotë Laura Kingu (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta), bashkautore e çështjes kërkimore. Për të përcaktuar kohëzgjatjen e terapisë me antibiotikë në trajtimin e sinusit akut te të rriturit, studiuesit kanë identifikuar vizitat në klinikat e mjekësisë së brendshme, kujdesin primar, geriatri, pediatri dhe emergjencë, ku mjekët kanë përshkruar një tjetër recetë me antibiotik për të rriturit e diagnostikuar me sinusit akut.

Antibiotikët janë klasifikuar si: penicilina, tetraciklina, fluokinolona, cefalosporina, azitromicina ose të tjerë. Rezultatet treguan se terapia antibiotike është ndjekur për një kohëzgjatje mesatare prej 10 ditësh. Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se më shumë se 20% e recetave tregonin një trajtim pesë-ditor me azitromicinë, një antibiotik që sipas rekomandimeve IDSA nuk duhet të përdoret për sinusit, sepse rrit rrezikun e rezistencës. Duke përjashtuar recetat për azitromicinën, shumica e cikleve të antibiotikëve (91.5%) kanë zgjatur për 10 ditë apo më shumë, ndërsa 7.6% zgjatën shtatë ditë dhe 0.5% zgjatën pesë ditë.

Autorët deklarojnë se rezultatet e hulumtimit të tyre do të jenë të dobishme për të zhvilluar programe që sugjerojnë një përdorim barnash më në përputhje me rekomandimet e njohura. Ata përfundojnë: "Programet e menaxhimit të antibiotikëve ambulatorë mund të përmirësojnë trajtimin e infeksioneve, duke siguruar respektimin e udhëzimeve dhe mund të inkurajojnë përdorimin e terapisë me antibiotikë për një kohëzgjatje minimale të efektshme".

 

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.0407
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29582085


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>