Mjekësi e përgjithshme

maj102018

Tumoret e përparuara të tiroides. Analiza gjenetike, hap rrugë të reja terapeutike

Studiuesit e Qendrës së Kancereve në Universitetin e Kolorados kanë publikuar në "Clinical Cancer Research" rezultatet e studimit më të madh të kryer deri më sot në gjenetikën e kancerit të tiroides, nga ekstrapolimi i të dhënave të 583 mostrave të marra nga pacientë me tumor tiroideje të avancuar dhe 196 individë me kancer tiroideje anaplastike. Hulumtuesit analizuan mostrat e tumorit të paraqitura nga onkologët në të gjithë SHBA-në për analizën gjenetike. Pikërisht fakti që mjekët të cilët dorëzuan këto mostra, kanë bërë kërkime në mënyrë specifike për strategjitë e mundshme të trajtimit, do të thotë se shumica e mostrave ka ardhur nga kanceret e avancuara.

"Analiza gjenetike e kancerit të tiroides në fazën e hershme nuk është më e nevojshme, për shkak se ne i trajtojmë me sukses këto tumore me kirurgji dhe jod radioaktiv", konfirmon Nikita Pozdeyev (Universiteti i Kolorados), autor kryesor i studimit. "Por, kur metastazat janë të largëta, informacioni gjenetik bëhet i rëndësishëm për trajtimin".

Kërkuesit kanë patur në dispozicion një numër rastesh të përparuara, shumë më të lartë se ai i çdo qendre më vete në SHBA, duke arritur të bëjnë kështu një analizë me fuqinë e duhur. Përveçse ka zbuluar se disa tumore tiroide anaplastike sjellin një ngarkesë të lartë mutacioni kompleks që mund ta bëjë imunoterapinë një opsion trajtimi interesant, grupi ka zbuluar ndryshime specifike gjenetike në bazë të kancerit anaplastik, përfshi amplifikime të gjeneve KDR, KIT e PDGFRA.

Këto gjene kodojnë për një receptor të tiroksinë-kinazës, një lloj çelësi on-off që shumë qeliza të kancerit e përdorin për të përshpejtuar rritjen dhe përhapjen. Hulumtuesit trajtuan një grup të linjave qelizore të tumorit të tiroides me lenvatinib (i cili ka marrë miratimin e FDA-së për përdorim në kancerin e veshkave) dhe zbuluan se linja qelizore me amplifikimin e KDR-së, KIT-it dhe PDGFRA-s ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj ilaçit. Kjo i hap rrugën strategjisë së mundshme kundër një nëngrupi të tumoreve anaplastike.

 

Clin Cancer Res. 2018. doi: 10.1158/1078-0432.CCR-18-0373
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29615459  


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>