Mjekësi e përgjithshme

kor312018

Artriti inflamator dhe osteoartriti. Elementet që duhen bërë pjesë e kurimit standard

Këshillimi i pacientëve me artrit inflamator (AI) ose osteoartrit (OA) të ijëve ose të gjurit, mbi dobitë e aktivitetit fizik, duhet të jetë një standard i kurës në praktikën klinike, sipas rekomandimeve të reja të Legës Europiane Kundër Reumatizmës (EULAR).

"Ata që vuajnë nga artriti inflamator apo osteoartriti mund ta refuzojnë aktivitetin fizik, duke iu trembur riaktivizimit të sëmundjes apo një dëmtimi artikular", konfirmon Anne-Kathrin Rausch Osthoff (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Zyrih), e cila ka udhëhequr grupin e studimit. "Ama, duke patur parasysh provat për efikasitetin, fizibilitetin dhe sigurinë, aktiviteti fizik konsiderohet pjesë përbërëse e kurave standard gjatë zhvillimit të këtyre sëmundjeve dhe ne këshillojmë që këto rekomandime të implementohen, duke patur parasysh edhe nevojat individuale dhe ato të sistemeve shëndetësore kombëtare", vazhdon ajo.

Task forca EULAR 2018 i ka bazuar rekomandimet e veta në një analizë cilësore të të dhënave që vijnë nga 11 studime. Kërkuesit kanë marrë në konsideratë pacientë me artrit reumatoid (AR) dhe spondiloartrit (SPA), përveçse me OA të ijëve dhe të gjurit.

Në përgjithësi, analiza ka treguar se ushtrimet kardiovaskulare kanë një efekt të moderuar mbi dobitë që vijnë nga ushtrimet e forcës me AR e OA. Përkundrazi, kombinimi i ushtrimeve aerobike me ushtrimet e forcës dhe me ushtrimet për përmirësimin e fleksibilitetit, nuk ka qenë i dobishëm te pacientët me SpA apo OA.

Pjesëtarët e task forcës mbështesin mendimin se të gjithë operatorët shëndetësorë duhet të shtojnë promovimin e aktivitetit fizik te pacientët me AI e OA dhe, nëse është e nevojshme, duhet të bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë, për të arritur objektivat e tyre.

Ekzistojnë, gjithsesi, edhe kundërveprime specifike të aktivitetit fizik, që operatorët shëndetësorë duhet t'i marrin në konsideratë, duke përshtatur objektivat për pacientin në veçanti. Mjekët duhet të kenë parasysh edhe barrierat e përgjithshme dhe specifike për sëmundjen në lidhje me aktivitetin fizik dhe duhet të jenë të gatshëm të diskutojnë mbi përdorimin e barnave kundër dhimbjes para ushtrimeve, në mënyrë që të përmirësojnë tolerueshmërinë.

 

Ann Rheum Dis. 2018. Doi: 10.1136/annrheumdis-2018-213585
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29997112


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>