Mjekësi e përgjithshme

gus12018

Zhvillimin e epilepsisë e nxisin faktorë të modifikueshëm gjatë moshës së mesme

Faktorët e rrezikut potencialisht të modifikueshëm në moshën e mesme janë të lidhur me zhvillimin e epilepsisë me fillim të vonshëm, sipas një studimi të publikuar online në "JAMA Neurology".

"Ne dëshironim të shqyrtonim vaskularizimin dhe stilin e jetës në moshën e mesme si faktorë rreziku për epilepsi me fillim të vonshëm", shpjegon Emily Johnson (Universiteti John Hopkins në Baltimorë), autore kryesore e punimit. Hulumtuesit kanë marrë të dhëna nga 10,420 pjesëmarrës të racës së bardhë e të zezë, me të paktën dy vjet mbulim në sistemin shëndetësor Medicare, të dhëna që janë mbledhur në studimin Rreziku i Aterosklerozës në Komunitete. Kështu, janë vlerësuar aspektet demografike, vaskulare dhe të lidhura me stilin e jetës, si faktorë rreziku të mundshëm për epilepsi.

 

Analiza tregoi se...

- 596 pjesëmarrës zhvilluan epilepsi me fillim të vonshëm (3.3 për 1.000 njeri/vite).
- Përhapje më e lartë u vu re te pjesëmarrësit e racës së zezë në krahasim me të bardhët (4.71 krahasuar me 2.88 për 1.000 vite/njeri).
- Shtimi i rrezikut për epilepsi me fillim të vonshëm u vu re në lidhje me hipertensionin bazë (raporti i rrezikut [HR] 1,30), diabetin (HR 1,45), pirjen e duhanit (HR 1,09), gjenotipin e apolipoproteinës APOEå4 (një alel HR 1,22, dy alele HR 1,95), iktusin (HR 3,38) dhe demencën (HR 2,56).
- Nivelet më të larta të aktivitetit fizik dhe marrja e moderuar e alkoolit u shoqëruan me një zvogëlim të rrezikut (përkatësisht HR: 0.90 dhe 0.72).


Pasi nga analiza janë përjashtuar individët me iktus apo demencë, rezultatet mbetën të ngjashme. "Megjithëse iktusi dhe demenca ishin që të dyja të lidhura me epilepsinë me fillim të vonshëm, faktorët e rrezikut të enëve të gjakut dhe të stilit jetesës mbetën të rëndësishme edhe pa marrë parasysh iktusin dhe demencën", përfundojnë autorët.

Hulumtuesit thonë se pikat e forta të studimit të tyre qëndrojnë në hartimin gjatësor, madhësinë e mostrës, përfshirjen e një grupi përfaqësues të popullsisë së bazuar në popullsinë e zezë dhe të bardhë, metodat rigoroze për gjykimin e rasteve të iktusit dhe kohëzgjatjen e ndjekjes. Megjithatë, ata e pranojnë se punimi gjithashtu ka kufij, siç janë gabimet e mundshme në klasifikimin e patologjive.

 

JAMA Neurol. 2018. doi: 10.1001/jamaneurol.2018.1935
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30039175


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>