Mjekësi e përgjithshme

sht112018

Çrregullimet intestinale. Sensori që gëlltitet, teknologjia që do të zëvendësojë testin e frymëmarrjes

Dëshmi të reja nga një studim i botuar në "Alimentary Pharmacology and Therapeutics" në lidhje me një sensor inovativ që gëlltitet, kanë zbuluar se kjo pajisje është 3.000 herë më e saktë se teknologjia e tanishme e përdorur për të diagnostikuar shumë çrregullime të intestinit. "Norma e gabimeve që vijnë nga testet respiratore është një problem i vërtetë në gastroenterologji", thotë Kyle Berean (Universiteti RMIT në Melburn), bashkë-shpikës i kësaj teknologjie.

"Është e rëndësishme të theksohet më tej se ky test nuk është invaziv dhe i jep mundësi pacientit, që ta vazhdojë normalisht jetën e tij të përditshme", vazhdon ai. Sensori revolucionar për zbulimin e gazit në formën e një kapsule, mund të zëvendësojë testin e frymëmarrjes si pikë referimi për diagnostikimin e çrregullimeve të intestinit. Kapsula, e madhe sa një tabletë vitaminash, duke qenë në gjendje të dërgojë të dhëna në një telefon celular, siguron një lexim në kohë reale të matjes së hidrogjenit, dioksidit të karbonit dhe oksigjenit në intestin. Gazrat intestinale, aktualisht, përdoren për të diagnostikuar çrregullime, përfshi sindromën e hiperproliferacionit bakterial (SIBO) dhe keqpërthithjen e karbohidrateve. Studimi ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes matjes së prodhimit të hidrogjenit në brendësi të intestinit përmes kapsulës dhe matjes indirekte me testin e frymëmarrjes. Testet u zhvilluan te nëntë individë të shëndetshëm në një studim krahasues me karbohidrate të absorbueshme kundrejt karbohidrateve fermentuese.

Rezultatet treguan se metoda e re ka një ndjeshmëri të lartë dhe një raport të mirë sinjal-zhurmë në matjen e përqendrimit të hidrogjenit të zorrëve, duke siguruar informacion të vlefshëm.

"Këto rezultate na tregojnë se teknologjia jonë e re mund të shpjegojë shumë zona në hije të zorrëve dhe të ndihmojë pjesën më të madhe të popullsisë që nuk ka mundur të gjejë diagnozën ose trajtimin për simptomat që ka", përfundon Kourosh Kalantar-zadeh, bashkë shpikësi i kapsulës dhe autori kryesor i studimit. Atmo Biosciences tha se ishte gati ta komercializonte këtë teknologji revolucionare.

 

Alimentary Pharmacology and Therapeutics 2018. Doi: 10.1111/apt.14923
https://dx.doi.org/10.1111/apt.14923


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>