Mjekësi e përgjithshme

tet112018

Funksioni tiroid është i lidhur me jetëgjatësinë. Kërkohet rivlerësim i normave TSH dhe FT4

Intervalet referuese për nivelet e TSH-së dhe të FT4-trës janë përcaktuar statistikisht në bazë të 2.5° dhe 97.5° për qind të një popullsie dukshëm të shëndetshme. Kjo qasje është kritikuar, duke nënvizuar se intervalet aktuale duhen rivlerësuar në bazë të lidhjes mes funksionalitetit tiroid (si normal, ashtu edhe të alteruar) shëndetit dhe jetëgjatësisë së individit.

Me këtë është marrë një studim i fundit që ka vlerësuar lidhjen mes funksionit tiroid dhe jetëgjatësisë te pacientët me dhe pa sëmundje kardiovaskulare (CV). "Të dhënat, shpjegon Giovanni Savoia (Spitalet e Bashkuara Villa Sofia-Cervello, Palermo) janë nxjerrë nga një studim i gjerë perspektiv kohorte i zhvilluar në brendësi të "Rotterdam Study", që përfshin 7983 vetë > 55 vjeç, duke nisur nga viti 1989; në vitin 2000, popullsia është zgjeruar në një kohorte të dytë me 3011 pjesëmarrës; në vitin 2006 është shtuar një kohorte e tretë me 3932 subjekte > 45 vjeç".

Janë përfshirë 7785 subjekte pa patologji tiroide të njohura, me nivele TSH e FT4 në brendësi të intervalit të referimit, duke vlerësuar: 1) funksionin tiroid (duke përdorur metoda analoge të laboratorit); 2) praninë e sëmundjeve CV (përcaktuar si koronaropati, iktus apo pamjaftueshmëri kardiake, në bazë të kritereve të OBSH-së dhe të atyre të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë) dhe vdekshmërinë për të gjitha shkaqet (të dhëna të marra nga regjistrat bashkiakë, mjekët e përgjithshëm dhe nga raportet e mjekëve specialistë). "Analiza e të dhënave të studimit, raporton Savoia, ka treguar se duke i ndarë të dhënat, pas një ndjekjeje mesatare 8-vjeçare: a) lidhur me FT4, krahasuar me subjektet në grupin inferior, jeta e atyre në grupin superior të normës ka qenë më e shkurtër (-3.2 vjet meshkujt dhe -3.5 vjet femrat; respektivisht, -3.1 e -2.5 vjet pa sëmundje CV); b) sa i përket TSH-së, jetëgjatësia në subjektet eutiroide është zvogëluar në grupin inferior, por nuk ka ndryshuar në thelb në grupin superior, krahasuar me grupin ndërmjetës. C) jetëgjatësia në subjektet eutiroide është zvogëluar progresivisht me shtimin e niveleve të FT4-trës, pa dallime të dukshme mes gjinive dhe barazi të TSH e FT4.

"Ky studim konfirmon se funksioni normal i lartë i tiroides është i lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve CV dhe vdekshmërisë, pavarësisht nga faktorët tradicionalë të rrezikut të CV-së dhe shton të dhënat ekzistuese të literaturës, duke zbuluar dallime të konsiderueshme sa i përket jetëgjatësisë, brenda rrezes normale të funksionit të tiroides", thotë endokrinologu. "Të dhënat ofrojnë në fakt prova në mbështetje të një rivlerësimi të intervaleve aktuale të referencës së vlerave të TSH-së dhe FT4-trës, duke nënkuptuar mundësinë e një zhvendosjeje "për lart" të TSH-së dhe "për poshtë" të FT4-trës në subjektet e moshës së mesme dhe të moshuar". Pika e fortë e studimit, sipas Savoiës, është numri i madh i subjekteve në kampionin e popullsisë së studiuar, "por ka disa kufizime për t'u marrë në konsideratë", shton ai.

Kufizimet:

1) "Rotterdam Study" përfshin kryesisht subjekte të moshës > 45 vjeç; rezultatet do të kërkojnë konfirmim në grupe të tjera të popullsisë;

2) mungojnë matjet e përsëritura të funksionit të tiroides;

3) mungojnë të dhëna për nivelet serum të FT3-shit;

4) për shkak të natyrës vëzhguese të studimit, nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia e konfuzionit të mbetur.

Do të jenë të nevojshme hetime të mëtejshme për të përcaktuar normën dhe për të qartësuar mekanizmat që qëndrojnë në bazë të ndryshimeve të jetëgjatësisë brenda kësaj norme", përfundon Savoia.

 

JAMA Intern Med 2017; 177: 1650-7. doi: 10.1001/jamainternmed.2017.4836.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28975207


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>