Mjekësi e përgjithshme

mar82019

Transplantimi i qelizave staminale eliminon HIV-in te një pacient. Ja, studimi!

Pas transplantimit të qelizave staminale për të trajtuar limfomën, një pacient me HIV nuk ka shfaqur rimëkëmbje të ngarkesës virale, pavarësisht ndërprerjes së terapisë antiretrovirale, sipas një letre kërkimore të botuar në "Nature" nga grupi i punës, i udhëhequr nga Ravindra Gupta (Kolegji Universitar i Londrës dhe Universiteti i Kembrixhit). Bëhet fjalë për ngjarjen e dytë të këtij lloji, që ndodh rreth dhjetë vjet pas "pacientit të Berlinit".

Në të dyja rastet, pacientët nuk kishin më infeksion HIV pas transplantit të qelizave staminale nga një donator pa ko-receptorin CCR5 të HIV-it (homozigota CCR5Ä32/Ä32). Studiuesit kanë theksuar disa dallime mes dy pacientëve, në veçanti që i dyti ka ndjekur një regjim kimioterapie me intensitet të reduktuar, duke përdorur agjentë kimioterapeutikë me aktivitet të njohur kundër limfomës, ndërsa pacienti i Berlinit i ishte nënshtruar një terapie shumë më të rëndë, me rrezatim total të trupit dhe ciklofosfamid, si terapi të kushtëzuar. Pacienti i ri, për të cilin dihet vetëm historia klinike, u diagnostikua me HIV në vitin 2003, por nuk e ka nisur terapinë antiretrovirale deri në vitin 2012.

Në të njëjtin vit, ai u diagnostikua gjithashtu me limfomën Hodgkin në stad IV dhe për të arritur remisionin nga kjo, kanë qenë të nevojshme disa cikle të kimioterapisë së shpëtimit. Në vitin 2016, pacienti iu nënshtrua transplantit të qelizave staminale nga një donator homozigot CCR5Ä32/Ä32. Rrjedha e tij pas transplantimit u komplikua nga një riaktivizim i virusit Epstein-Barr, për të cilin ka marrë rituximab dhe nga një formë e butë e sëmundjes graft versus host. Pas transplantimit, marrësi arriti një kimerizëm nga donatori deri në 100% dhe të gjitha qelizat e tij CD4 ishin çliruar nga CCR5. Rreth 16 muaj pas transplantimit, terapia antiretrovirale u ndërpre me monitorim të ngushtë dhe 18 muaj pas ndërprerjes së terapisë, pacienti mbeti në remision, pa dëshmi të rimëkëmbjes virale.

"Edhe pse në 18 muaj pas ndërprerjes së trajtimit është e parakohshme të arrijmë në konkluzionin se ky pacient është shëruar, të dhënat tona sugjerojnë se qelizat nga donatorët homozigotë CCR5Ä32/Ä32 mund të jenë të mjaftueshme për të arritur remisionin nga HIV-1, me kushtëzim me intensitet të reduktuar dhe pa rrezatim. Gjetjet e mëtejshme mbështesin zhvillimin e strategjive të remisionit nga HIV-i, bazuar në parandalimin e shprehjes së CCR5", përfundojnë hulumtuesit.

 

Nature. 2019. doi: 10.1038/s41586-019-1027-4
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30836379


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>