Mjekësi e përgjithshme

pri52019

Testet invazive pulmonare. Komplikacione më të shpeshta nga ç'tregojnë studimet

tags: pulmon, test

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Internal Medicine", normat e komplikacioneve pas një procedure diagnostikuese invazive për skrinimin e anomalive të mushkërive, janë dyfish më të shumta në botën reale, në krahasim me atë që referohet nga studimet në ambient të kontrolluar.

"Kanceri i mushkërive është tumori i dytë më i zakonshëm te meshkujt e femrat dhe shkaku kryesor i vdekjes prej kancerit në Shtetet e Bashkuara. Duke qenë se shumica e pacientëve me kancer në mushkëri, diagnostikohet në faza të avancuara, një prioritet i madh në shëndetësinë publike ka kërkimi i strategjive të skrinimit të parakohshëm efikas", shpjegon Ya Chen Tina Shih (Universiteti i Teksasit) që ka udhëzuar grupin e punës.

Në vitin 2011, National Lung Screening Trial (NLST) kishte treguar se thellimi në skrinimin e kancerit të mushkërive me anë të tomografisë së kompjuterizuar me rrezatim të ulët (LDCT) tek individët me risk të lartë, mund të sillte një reduktim me rreth 16% të vdekshmërisë dhe në bazë të këtyre rezultateve, Task Forca Parandaluese në Amerikë kishte rekomanduar që disa duhanpirës dhe ish-duhanpirës me moshë nga 55-80 vjeç t'i nënshtroheshin një vlerësimi vjetor me LDCT. Por, kërkuesit ndruheshin se normat e komplikacioneve që ishin sjellë në studimin referues nuk pasqyronin realitetin, prandaj kanë analizuar një bazë të dhënash për të nxjerrë të dhënat në botën reale, duke përfshirë 174.702 individë me moshë nga 55 deri në 77 vjeç, që iu ishin nënshtruar procedurave diagnostikuese invazive dhe një grup kontrolli me 169.808 vetë, që nuk iu ishin nënshtruar.

Kështu, analiza ka treguar që ndërmjet individëve më të rinj (55-64 vjeç), norma e komplikacioneve post-proceduriale ishte 22,2% në studimin në fjalë, ndërsa llogaritej vetëm 9,8% në studimin NLST. Përsa iu përket pacientëve më të moshuar (65-77 vjeç), norma e komplikacioneve ishte 23,8% në studimin për botën reale dhe 8,5%, në studimin NLST. Kërkuesit kanë kryer edhe një analizë të kostove që lidhen me komplikacionet në procedurat invazive, duke zbuluar që këto kosto mund të variojnë nga 6.320 dollarë për komplikacionet më të vogla, deri në 56.845 dollarë, për komplikacionet më të mëdha.

"Përballë këtyre të dhënave, është e rëndësishme të flasim me pacientët për dëmet e mundshme dhe përfitimet e skrinimit", përfundojnë ekspertët.

 

JAMA Intern Med. 2019. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.6277
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2720127


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>