Mjekësi e përgjithshme

pri102019

Apnea obstruktive e gjumit. Udhëzimet e reja amerikane mbi trajtimin e saj

Udhëzimet e reja të Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, të publikuara në "Journal of Clinical Sleep Medicine", bëjnë të njohura rekomandimet e përditësuara për trajtimin me ventilim me presion pozitiv të rrugëve të ajrit (positive airëay pressure: PAP) të pacientëve të rritur, me apne obstruktive të gjumit (OSA). Kërkuesit, të bashkuar në një task forcë, kanë bërë një rishikim sistematik të literaturës dhe kanë vlerësuar të dhënat e disponueshme, për t'u ofruar mjekëve rekomandime të bazuara në konsensusin e ekspertëve.

Në udhëzime, autorët rekomandojnë me forcë që të rriturit me somnolencë të tepruar të mos lihen pa trajtim, por të marrin trajtimin me presion pozitiv të rrugëve të ajrit apnenë obstruktive të gjumit. Mes indikacioneve të tjera, thuhet se kjo terapi duhet bërë te të rriturit me apne obstruktive të gjumit, pa sëmundje të tjera të rëndësishme bashkëshoqëruese, duke përdorur një PAP vetërregullues në shtëpi ose një titrim të PAP-it në laborator dhe që mjekët mund t'i vendosin të sëmurët si nën një PAP të vazhdueshëm, ashtu edhe me një vetërregullues për trajtimin në vazhdim.

Autorët këshillojnë gjithashtu që të bëhen ndërhyrje edukuese në fillim të terapisë me ventilim me presion pozitiv të rrugëve të ajrit te të rriturit me apne obstruktive të gjumit. Rekomandimet kushtëzuese në këtë drejtim saktësojnë se është e dëshirueshme të bëhen ndërhyrje në lidhje me sjelljet e gabuara apo dështimet teknike dhe ndërhyrje të udhëhequra me telemonitorim gjatë periudhës fillestare të kësaj terapie.

"Shpresojmë që udhëzimet tona të mund t'u ofrojnë mjekëve dhe sistemeve shëndetësore bazat për të stabilizuar programe që janë në gjendje të promovojnë një aderim të hershëm dhe të qëndrueshëm në këtë terapi e cila ka përfitime për ata që vuajnë pasojat e apnesë obstruktive të gjumit", përfundon Susheel Patil (Universiteti Johns Hopkins, në Baltimorë), autor kryesor i dokumentit të publikuar së fundi.


J Clin Sleep Med. 2019. Doi: 10.5664/jcsm.7640
http://jcsm.aasm.org/ViewAbstract.aspx?pid=31513


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>