Mjekësi e përgjithshme

maj102019

Melatonina. Duhen udhëzime për përdorimin terapeutik në çrregullimet e gjumit

Gjashtëdhjetë vjet pas zbulimit të melatoninës dhe pas 23.000 studimeve që tregojnë funksionet e shumta të këtij hormoni të sekretuar në hipofizë, nevojiten udhëzime për përdorimin terapeutik. Kjo është ajo që kërkon José Cipolla Neto, profesor në Institutin e Shkencave Biomjekësore të Universitetit të San Paolos (ICB-USP) në Brazil, në një artikull të publikuar në "Endocrine Revievvs".
"Melatonina jo vetëm që e përgatit organizmin për të pushuar natën, por e përgatit edhe në termat metabolikë për ditën pasuese", shpjegon kërkuesi, duke kujtuar se trupi prodhon melatoninë vetëm natën.

Nëse prodhimi i melatoninës bllokohet nga drita gjatë natës, veçanërisht nga drita blu e telefonit, kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla, si: çrregullimet e gjumit, hipertensioni dhe patologjitë metabolike, si obeziteti dhe diabeti. Kjo situatë ndoshta patogjene varet jo vetëm nga prodhimi i pamjaftueshëm i melatoninës, por edhe nga një prej pasojave të saj, pra, mosorganizimi i përkohshëm i ritmit gjumë-zgjim të funksioneve biologjike. "Problemet që lidhen me cilësinë e keqe të gjumit siç është ekspozimi ndaj dritës natën, duhet të përballohen përpara se t'i drejtohemi marrjes së melatoninës. Por nëse melatonina duhet të përdoret, do të ishte mirë të përdoret në sintoni me ritmin individual të prodhimit të hormonit natyral, në mënyrë që të vendoset për dozën e përshtatshme që duhet integruar", shkruajnë kërkuesit, duke saktësuar se sidoqoftë, mbetet për t'u parë nëse melatonina duhet të merret edhe nga ana që nuk kanë gjendje patologjike të brishta.

"Në ndjekjen e një trajtimi me melatoninë duhet të merren masat si në vijim: administrimi duhet të limitohet në orët e natës dhe momenti i marrjes zgjidhet me kujdes në bazë të efektit të dëshiruar. Përveç kësaj, doza dhe formulimi i integratorit në bazë të melatoninës duhet të përshtatet për secilin individ, në mënyrë që të ndërtohet një profil i melatoninës në gjak që të riprodhojë atë ideal fiziologjik, duke përfunduar në mëngjes herët", përfundon Cipolla Neto.


Endocr Rev. 2018. doi: 10.1210/er.2018-00084
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30215696


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>