Mjekësi e përgjithshme

qer272019

Një nga shkaqet e alzheimerit të hershëm: nivelet e larta të kolesterolit LDL

Nivelet e larta të kolesterolit "të keq" LDL mund të shkaktojnë Alzheimer të hershëm (një formë që përbën rreth 10% të rasteve me këtë sëmundje neurologjike dhe që ndodh para moshës 65- vjeçare), pavarësisht nga faktorët e rrezikut gjenetik.
Këtë e bën të ditur një studim në SHBA, botuar në "Jama Neurology" nga shkencëtarët e Qendrës Mjekësore e Veteranëve në Atlanta dhe Universitetit të Emorit. Hulumtuesit sekuencuan zona të veçanta të ADN-së së 2,125 njerëzve, prej të cilëve 654 u prekën herët nga "vjedhësi i kujtesës" dhe 1,471 kontrolle. Ata kanë matur nivelin e kolesterolit LDL te 267 pjesëmarrës. Nga analiza ka dalë se ata me përqendrime më të larta të kolesterolit të keq, kishin më shumë gjasa të zhvillonin Alzheimer të hershëm, sesa ata që shfaqnin nivele të ulëta të kolesterolit Ldl. Ky korrelacion mbeti i vlefshëm edhe pasi rezultatet u "pastruan" nga roli i mundshëm i një varianti të veçantë gjenetik (APOE E4) i njohur tashmë si faktor rreziku për sëmundjen e Alzheimerit.

Për studiuesit, "pyetja e madhe është nëse ekziston një lidhje shkakore midis niveleve të kolesterolit në gjak dhe rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit", shpjegon autori kryesor i studimit, Thomas Wingo. "Të dhënat ekzistuese nuk ishin të qarta në këtë pikë, ndërsa një interpretim i rezultateve tona aktuale është se kolesteroli LDL luan një rol shkaktar. Po të jetë kështu, specifikon eksperti, i cili së bashku me kolegët e tij do të vazhdojnë të punojnë për ta përcaktuar atë, mund të jetë e nevojshme të rishikohen nivelet e synuara "të kësaj yndyre në gjak" për të ndihmuar në reduktimin e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit.


JAMA Neurol. Published online May 28, 2019. doi:10.1001/jamaneurol.2019.0648
https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/article-abstract/2734865


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>