Mjekësi e përgjithshme

kor22019

Kanceri vezikal. Ekziston një lidhje e kundërt mes izoflavoneve dhe flavoneve

Sipas një studimi të publikuar në "Cancer Causes & Control", ekziston një lidhje inverse mes izoflavoneve dhe flavoneve përsa i përket rrezikut nga kanceri i fshikëzës. "Flavonoidet ndërtojnë një grup të gjerë përbërësish bioaktivë të përzgjedhur dhe janë të lidhur me rrezikun e llojeve të ndryshme të kancereve. Këta përbërës mund të modifikojnë shumë evente biologjike të kancerit, siç është apoptoza, vaskularizimi, diferencimi dhe proliferimi qelizor.

Një efekt i mundshëm i flavonoideve mbi kancerin vezikal është biologjikisht bindës, duke marrë parasysh se urina është një rrugë e rëndësishme e ekskretimit të flavonoideve dhe metaboliteve të tyre dhe këta përbërës bioaktivë të marrë nëpërmjet dietës, janë për pasojë në kontakt të drejtpërdrejtë me mukozën e fshikëzës", shpjegon Marta Rossi (Universiteti i Studimeve në Milano), autore kryesore e studimit. Ama, fatkeqësisht, vetëm pak studime epidemiologjike kanë vlerësuar lidhjen mes flavonoideve dhe kancerit vezikal, duke dhënë, veç të tjerash, rezultate inkoherente.

Për t'u thelluar në këtë argument, kërkuesit kanë intervistuar (duke përdorur një pyetësor të frekuencës ushqimore të riprodhueshëm dhe të validuar) 690 vetë me tumor të fshikëzës dhe 665 kontrolle të shtruara në të njëjtin rrjet spitalesh. Kështu, ata kanë aplikuar të dhënat mbi përbërjen e ushqimeve dhe të pijeve, për të vlerësuar marrjen e izoflavoneve, antocianidinës, flavan-3-oli, flavanoneve, flavoneve e flavonoleve dhe kanë përllogaritur risqet (odds ratio, OR) përmes modeleve të ndryshme të regresionit logjistik, duke mbajtur parasysh faktorët e ndryshëm ngatërrues, siç është duhani.

Kështu, analiza e të dhënave ka zbuluar një lidhje inverse ndërmjet izoflavoneve (OR për kuintilin më të lartë të marrjes, krahasuar me atë më të ulët: 0,56) dhe flavone (OR: 0,64) e karcinomë vezikale. Një lidhje inverse, por jo domethënëse është vënë re në fakt për  flavan-3-oli (OR: 0,70), flavonolet (OR: 0,85) dhe flavonoidet totale (OR: 0,76). Rezultatet kanë qenë koherente për tumoret e fshikëzës ju muskulo-invazive dhe muskulo-invazive.


Cancer Causes & Control 2019. Doi: 10.1007/s1055 2-019-01158-2
https://link.springer.com/article/10.1007%2Fs10552-019-01158-2


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>