Mjekësi e përgjithshme

gus262019

Kanceri kolorektal. Shtohet incidenca nën moshën 50-vjeçare. Çfarë ndryshon te skrinimi?

Tumori kolorektal, i treti më i përhapur në botë dhe i dyti sa i përket numrit të vdekjeve, nuk është më një sëmundje që prek vetëm të moshuarit, por edhe ata që janë më pak se 50 vjeç. Një rritje e konsiderueshme në incidencën e kancerit kolorektal (CRC) nën moshën 50 vjeçare është vërejtur jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë, Australi, Zelandë e Re dhe Kanada, duke qenë se tre studime të sapopublikuara raportojnë të njëjtat rezultate.

Studimi i parë është kryer në Universitetin Stanford, Kaliforni nga Reinier Meester dhe kolegët. Ata kanë ekzaminuar rreth 30,000 pacientë 40-49 vjeç me CRC të diagnostikuar, gjatë një periudhe 40-vjeçare, në nëntë rajone të Shteteve të Bashkuara. Rezultatet e publikuara në "JAMA", tregojnë një rritje prej 2.9% në vit në incidencën e CRC-së, në periudhën 1995-2015.

Studimi i dytë, i botuar në "The Lancet Gastroenterology & Hepatology" dhe i koordinuar nga Marzieh Aragh (Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin në Lion), shqyrtoi incidencën e SRS-së në regjistrat tumoralë në Australi, Kanada, Danimarkë, Norvegji, Zelandë e Re, Irlandë dhe Mbretëri e Bashkuar. Analiza ka treguar një rritje të normave të kancerit të kolonit nën moshën 50 vjeçare, rreth 3% në vit në Danimarkë, Zelandë të Re dhe Australi për kancer të kolonit dhe 3.4% në Kanada e 2,6% në Australi, për kancer të rektumit.

Në studimin e tretë, të botuar në "Gut", Manon Spaander (Qendra Mjekësore Universitare Erasmus MC në Roterdam), ka grumbulluar të dhënat e mbi 140 milionë individëve nga 20-49 vjeç në 20 vende evropiane. Rezultatet tregojnë një rritje në incidencën e CRC-së prej gati 8% në grupmoshën 20-29 vjeç, rreth 5% te 30-39 vjeçarët dhe pak më shumë se 1.5% në grupmoshën 40-49 vjeç.

"Nëse vazhdon rritja e incidencës së CRC-së, mund të jetë e nevojshme të rishikohen udhëzimet e skrinimit", përfundojnë hulumtuesit. Në një koment të tyre, Araghi Giulia Cavestro, Raffaella Zuppardo dhe Alessandro Mannucci (Universiteti Vita-Salute San Raffaele, Milano) bien dakord mbi nevojën e uljes së moshës së skrinimit për CRC-në, duke theksuar gjithashtu nevojën për nisma të tjera, përfshi fushatat e ndërgjegjësimit publik për nxitjen e qasjes ndaj skrinimit. "Nuk mjafton vetëm ulja e moshës së skrinimit. Duhet marrë në konsideratë edhe historia personale dhe familjare e çdo pacienti", përfundojnë redaktorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>