Mjekësi e përgjithshme

tet32019

A duhet përsëritur ekografia e qafës, pas tiroidektomisë për karcinomë papilare?

Ekografia e qafës konsiderohet mjeti më i ndjeshëm imazherik për karcinomën papilare të tiroides (PTC) të vazhdueshme ose të përsëritur. Një studim i fundit, i kryer nga një grup studiuesish të Universitetit "Sapienza" në Romë, ka patur për qëllim të qartësojë dobinë e përdorimit rutinor të kësaj teknike te pacientët me PTC me rrezik të ulët/mesatar, pa prova të sëmundjes 1 vit pas tiroidektomisë.
Për këtë qëllim, është bërë një analizë retrospektive e të dhënave të regjistruara në mënyrë perspektive mbi 226 pacientë të ndjekur në qendrën akademike, me PTC me nyje limfatike ekografikisht normale dhe nivele sierike të tireoglobulinës së pastimuluar: të padallueshme (<0,20 ng/mL), ose të ulëta (0.21-0.99 ng/ml) në vlerësimin njëvjeçar. Ndërhyrjet konsistonin në vlerësimin vjetor të: a) nivelit të tireoglobulinës sierike të pastimuluar, b) antitrupave antitireoglobulinë (Anti-Tg), c) niveleve të TSH-së, d) ekzaminimit ekografik të nyjave limfatike të qafës. Njësitë kryesore të rezultatit ishin nivelet e anomalive të linfonodujve ekografikë në vizitat e kontrollit për 3 vjet dhe në ndjekjen e fundit.

Në subjektet me nivele tireoglobuline të pazbulueshme në vlerësimin 1-vjeçar, janë gjetur nyje limfatike të qafës, që janë parë si të dyshimta përmes ekografisë te 1.2% të pacientëve në ndjekjen 3-vjeçare dhe te 1.8% e tyre në vizitën e fundit (vlera parashikuese negative [NPV] dhe tireoglobulinë në 1 vit <0.2 ng/ml: 98.8% [95% CI 95.8-99.9%] dhe 98.2% [95-99.6%], përkatësisht).

NPV të ngjashme janë shfaqur për nivele të ulëta të zbulueshme të tireoglobulinës në 1 vit (98,2% [90.3-99.9%] dhe 94.5% [84.9-98.9%] për vizitën 3-vjeçare dhe ndjekjen e fundit, përkatësisht). 75% e lezioneve të nyjave limfatike ishin ndoshta false-pozitive; asnjëra prej tyre nuk kërkonte trajtim. Si përfundim, shkruajnë autorët e studimit, "pacientët me PTC me rrezik të ulët/mesatar, me rezultate negative ekografike dhe nivele të tireoglobulinës së pastimuluar <1 ng / mL në një vlerësim 1-vjeçar, mund të ndiqen në mënyrë të sigurt me vlerësime dhe përcaktime klinike të tireoglobulinës sierike të pastimuluar. Ekografia e qafës mund të përsëritet nëse titrat e antitrupave anti-Tg rriten ose nëse nivelet e tireoglobulinës së pastimuluar, tejkalojnë 1 ng/ml".


Arturo Zenorini

J Clin Endocrinol Metab, 2019 Jun 17. doi: 10.1210/jc.2019-00962. [Epub ahead of print]https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31206157


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>