Mjekësi e përgjithshme

shk22021

Stimulimi me frekuencë të ulët, efektiv në reduktimin e sjelljes obsesive-kompulsive

Sipas një studimi të botuar në "Nature Medicine", stimulimi elektrik me frekuencë të ulët, i sintonuar sipas modelit të aktivitetit të rrjeteve cerebrale që kontrollojnë të mësuarit dhe sjelljen shpërblyese, mund të pakësojë sjelljet kompulsive te njerëzit për një periudhë deri në tre muaj. Ekzistojnë pak opsione terapeutike efikase për njerëzit me çrregullime obsesive-kompulsive, pavarësisht prevalencës së lartë të këtij problemi në popullatën e përgjithshme dhe shqetësimit të konsiderueshëm që mund t'u shkaktojë të sëmurëve.

"Këto zbulime nxjerrin në pah potencialin e terapive jo invazive dhe të personalizuara të bazuara në qarqet cerebrale, për trajtimin e sjelljes obsesive-kompulsive dhe çrregullimeve të lidhura me të", tha Robert Reinhart (Universiteti i Bostonit), një nga autorët e studimit. Studimet e mëparshme i kishin lidhur sjelljet obsesive-kompulsive me mësimin e tepruar të bazuar në shprehi, si një funksion i shpërblimit gjatë të mësuarit të sforcuar. Studiuesit përdorën një qasje jo-invazive për të matur modelet e aktivitetit të trurit te 124 vullnetarë që marrin pjesë në një aktivitet të të mësuarit të sforcuar; në fakt, ata stimuluan rrjete specifike cerebrale në korteksin orbitofrontal me një rrymë elektrike me frekuencë të ulët. Në këtë mënyrë, zbuluan se një qasje e tillë mund të përdoret për të modifikuar në mënyrë efektive sjelljen e zgjedhur të udhëhequr nga shpërblimi, por jo nga ndëshkimi. Në fakt, stimulimi kronik i kryer për pesë ditë, reduktoi sjelljet obsesive-kompulsive deri në tre muaj dhe përmirësimet më të rëndësishme u panë te njerëzit me simptomat më të rënda.

Këto zbulime sugjerojnë se kjo formë e re e modifikimit cerebral të personalizuar të trurit mund të jetë efektive në arritjen e përfitimeve të qëndrueshme te njerëzit që vuajnë nga ankthi, për shkak të veprimeve të tilla si të ngrënit kompulsiv, lojërat e fatit dhe blerjet.


Nature Medicine 2021. Doi: 10.1038/s41591-020-01173-w


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>