Mjekësi e përgjithshme

mar312021

Enkelejda Çuedari, mjeke onkologe, QSUT: Trajtimi me terapinë targetuese cetuximab në kancerin kolorektal

Kanceri kolorektal. Shkaku i dytë i vdekjes nga kanceri në botë

 

Kanceri kolorektal është shkaku i dytë i vdekjes nga kanceri në botë, pas kancerit pulmonar. Ai është konsideruar si një sëmundje e moshave të mëdha, me një incidencë më të lartë në dekadën e 6-7 të jetës, por është e rëndësishme të dihet se ndodh gjithashtu edhe në mosha të reja. Madje, duhet theksuar se ka një trend në rritje të incidencës së kancerit kolorektal për moshat nën 50 vjeç, kurse për popullatën mbi 50 vjeç, ky trend është në ulje.

Te meshkujt nën 50 vjeç, ky kancer ka frekuencën më të lartë, krahasuar me kanceret e tjera.
Në moshat e reja, diagnostikohet më shpesh në stade të avancuara, kur sëmundja ka dhënë metastaza.
Për shumë kohë, trajtimi kryesor për kancerin kolorektal ka qenë kirurgjia dhe kimioterapia, megjithatë, rezultatet për kancerin metastatik nuk kanë qenë të kënaqshme. Trajtimi me terapi targetuese është një opsion më i ri terapeutik që është treguar i efektshëm në zgjatjen e mbijetesës së përgjithshme të pacientëve me kancer kolorektal. Me hyrjen e terapisë targetuese biologjike me cetuximab (Erbitux) mbijetesa mesatare është dyfishuar nga 20 muaj, në 40 muaj. Trajtimi me cetuximab është trajtim i linjës së parë për pacientët me kancer metastatik të tipit K-RAS wilde type, i mundësueshëm në të gjitha vendet e Evropës dhe të rajonit.

Në vitin 2020, në Shqipëri janë raportuar 387 raste te reja me kancer kolorektal dhe 212 vdekje. Rreth 40%-50% e pacientëve diagnostikohen në stad metastatik. (1)


Trajtimi sistemik përfaqësohet nga kimioterapia me ose pa terapinë biologjike anti V-EGF, por zgjedhja e trajtimit, ende nuk bazohet mbi statusin e gjenit K-RAS.
Duke përcaktuar profilin molekular të kancerit, pacientët mund të përzgjidhen, për të përcaktuar se cilët mund të përfitojnë më shumë nga trajtimi i targetuar me cetuximab. Cetuximab-i është terapia e targetuar, me evidencat më të forta krahasuar me bevacizumab-in (+kimioterapi) te pacientët me kancer kolorektal të anës së majtë, RAS wt.

Qëllimi i trajtimit me cetuximab është zvogëlimi i hershëm i tumorit dhe kontrolli i sëmundjes nga linja e parë në të dytën dhe në linjën e tretë të trajtimit. 70 % e pacientëve i përgjigjen trajtimit në linjën e parë, përgjigje që bie në 22% te pacientët në linjën e tretë. Kur cetuximab-i përdoret në kohën e duhur për pacientët e duhur, mbijetesa mund të dyfishohet dhe të kemi një kontroll më të mirë të sëmundjes. Nëse pacientët me tumore të anës se majtë trajtohen me kombinimin irinotecan plus cetuximab, mbijetesa rritet në 3 vjet. (2)

Profili i sigurisë është optimal, me një toksicitet të menaxhueshëm pa nevojë për hospitalizim.

Eksperienca 15-vjeçare në të gjithë botën, përbën një evidencë të fortë që trajtimi i targetuar me cetuximab, të jetë pjesë e terapisë standarde edhe për pacientët tanë.


Referenca
1) Globocan 2020
2) Clinical study: Fire-3, Phase IIICALGB/SWOG 80405#2


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>