Mjekësi e përgjithshme

shk252015

Simptomat vazomotorike në menopausë: një studim dokumenton kohëzgjatjen

Në periudhën e tranzicionit midis fertilitetit dhe menopauzës simptomat vazomotorike si temperaturë e lartë dhe djersitje gjatë natës zgjasim afërsisht për 7 vjet për gati gjysmën e rasteve sipas një studimi të publikuar tek JAMA Mjeksi Interne (Jama internal medicine). Simptomat vazomotorike janë shenjat dalluese të tranzicionit të menopauzës dhe në gati 80% të rasteve të femrave mund të influencojnë në mënyrë domethënëse mënyrën e jetesës. Sidoqoftë pavarësisht rëndësisë së tyre mungojnë vlerësime të besueshme mbi kohëzgjatjen e simptomave të tilla. Nancy Avis i (Wake Forest school of medicine a Winston-Salem in North Carolina) ka analizuar të dhënat e (Swan) Studimin për shëndetin e femrave në të gjithë rajonin (Study of women's health across the nation) një studim multietnik i zhvilluar mbi femra në tranzicion menopausal midis Shkurtit 1996 dhe Prill 2013. Kanë marrë pjesë në kërkim 1.449 femra me simptoma të ndryshme vazomotorike me frekuencë të caktuar të temperaturës së lartë dhe djersitjeve për gjashtë ditë. Rrezultatet tregojnë se kohëzgjatja mesatare e simptomave vazomotorike është 7,4 vjet. " Tek femrat me simptoma të tilla në perimenopausë kohëzgjatja është më e madhe me një mesatare vjetore më të lartë se 11,8 vjet, ndërsa ato femra të cilave këto simpotma I fillojnë në postmenopausë kanë një kohëzgjatje shumë më të shkurtër me një mesatare vjetore prej 3.4 vjetësh-, pohon autorja e artikullit. Duke marrë parasysh etnine e pjesmarrësve, afro-amerikanet totalizojnë kohëzgjaten më të gjatë vjetore me gati 10,1 vjet ndërsa në fund të klasifikimit janë japonezet dhe kinezet me një mesatare vjetore prej respektivisht 4,8 dhe 5,4 vjet. " Kohëzgjatja vjetore e simptomave vazomotorike për femrat e bardha hispanike dhe jo hispanike është respektivisht 6,5 dhe 8,9 vjet-, përfundon kërkuesja duke shpjeguar se faktorë të tjerë të lidhur me kohëzgjatjen e simptomave janë, mosha e re, niveli i ulët i arsimit, një livel stresi më i lartë, një ndjeshmëri më e lartë e simptomave si dhe prania e ankthit dhe depresionit. Në një artikull komentues Gloria Richard-Davis e Universitetit të Arkansasit në (Little Rock) shkruan: " Studimi favorizon një afrimitet më të personalizuar dhe të informuar drejt procesit vendimtar dhe të asistencës klinike për femrat në moshë të mesme. Lajmi i mirë është që këto persona kanë më shumë mundësi për trajtimin e simptomave vazomotorike dhe më shumë mundësi për të marrë vendime me operatorët e tyre sanitarë për masat që duhen marrë.


JAMA Intern Med. 2015. doi: 10.1001/jamainternmed.2014.8063 
JAMA Intern Med. 2015. doi: 10.1001/jamainternmed.2014.8099


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>