Mjekësi e përgjithshme

pri222015

Të mbash mëndjen të ushtruar vonon shfaqjen e demencës

Kush merr pjesë në aktivitete artistike dhe artizanale ose shoqërohet me bashkëmoshatarë në pjesën e dytë të jetës mund të vonojë shfaqjen e defiçiteve të kujtesës dhe aftësisë njohëse të cilat shpesh çojnë në çmënduri kur arrihet një moshë madhore. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar tek "Neurology", revista e "American academy of neurology" me autore kryesore Rosebud Roberts i klinikës "Mayo" në Rochester në Minnesota. "Personat e moshës 85 vjeç ose me lartë janë një pjesë e popullsisë në botë e cila është gjithmonë e më shumë në rritje dhe shpesh në këtë moshë shfaqen çrregullime të kujtesës dhe të aftësive njohëse të cilat quhen ndryshe (MILD) (cognitive impairment) ose (MCI) -, thotë kërkuesja duke theksuar rëndësinë e një stili jetese që mund të largojë sa më shumë këto lloj shqetësimesh. "Të mbash mëndjen të ushtruar mbron neuronet dhe trurin nga vdekja, duke stimuluar lindjen e qelizave të reja arrihet që të mbahet një aktivitet mendor dhe një aftësi njohëse e lartë edhe në moshë shumë të madhe -, shpjegon autorja. Në studim janë përfshirë 256 persona me një moshë mesatare prej 87 vjeç të cilët nuk ishin diagnostikuar me MCI në fillim te studimit. Pjesmarrësve u është kërkuar që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme siç janë piktura, vizatime, skulpturë ose punime artizanati si druri ose punime prej qeramike. Por gjithashtu të zhvillosh aktivitete të ndryshme sociale si të shkosh në teater, kinema, koncerte, të udhëtosh ose të rrish me miq, gjithashtu ka një efekt pozitiv në parandalim e përkeqësimit të aftësive njohëse dhe kujtesës. Mbas katër vjetësh nga fillimi i studimit 121 subjekte kishin zhvilluar (MCI) të lehtë, por ata të cilët ishin të angazhuar në aktivitete artistike që nga mosha e mesme kishin një përqindje prej 73% më të ulët për të zhvilluar këto shqetësime në krahasim me ata të cilët nuk kishin ndjekur aktivitete të ngjashme. Ndërkohë ata të cilët i dedikoheshin aktiviteteve artizanale ose sociale ose përdornin kompjuterin kishin një probabilitet prej 45, 55 dhe 53% më pak për të zhvilluar (MCI). James Galvin i Departamentit të neurologjisë në "Nyu Langone medical center of New York" komenton në një artikull duke thënë se: "Kohë më parë shprehja popullore se një mollë në ditë mban larg doktorin (una mela al giorno toglie il medico di torno) sugjeronte rëndësinë e dietës për shëndetin tonë. Por mbas këtyre rezulatateve kjo shprehje duhet ndryshuar si përshëmbull të lyesh një mollë, të shkosh në dyqan me një mik për të blerë një mollë ose të përdorësh kompjuterin -, përfundon Galvin.

Neurology. 2015. doi: 10.1212/ËNL.0000000000001537 
Neurology. 2015. doi: 10.1212/ËNL.0000000000001547


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>