Mjekësi e përgjithshme

pri302015

Ilaçe të falsifikuara: një problem me përmasa të mëdha

Kur merret një produkt farmaceutik i cili shërben përshembull për të ulur nivelin e kolesterolit, si mund ta dimë se pilula shërben me të vërtët për atë që thotë etiketa. "Në sajë të produktit dhe të zonës ku jetohet, kërcënimi i produkteve farmaceutike të falsifikuara mund të arrijë në nivele shqetësuese edhe pse përmasat e vërteta ende nuk dihen qartësisht-, shkruan në një artikull të publikuar tek "American journal of tropical medicine and hygiene" Timothy Ken Mackey, professor i asociuar anesteziologjie dhe drejtor i Institutit të Politikës Sanitare Globale dhe sigurisë së pacientit në Universitetin e San Diegos, Kaliforni. "Produktet farmaceutike të falsifikuara zakonisht klasifikohen si ato të cilëve identiteti ose burimi i ndryshohet në mënyrë që të duken të shëndetshëm kur në të vërtet nuk janë të tillë-, shpjegon kërkuesi, i cili në studion e tij ka ekzaminuar të dhënat e një organizate non-profit (Pharmaceutical security institute) (Psi) mbi sigurinë e produkteve farmaceutike. Të dhënat e mbledhura nga (Psi), nga industria e forzave të rendit, nga autoritetet rregullatore të barnave dhe nga shtypi, konfirmohen më pas nga një grup kërkuesish-, vazhdon autori i cili midis viteve 2009 dhe 2011 ka zbuluar në arkivin (Psi) plot 1.510 raportime falsifikimi. Sipas Mackey askush nuk është në dijeni se sa i rëndë është në të vertet problemi: ka shumë hipoteza por është e vështire të arrish në statistika të sakta mbi një aktivitet kriminal të këtyre përmasave. Falsifikimi i barnave nuk përfshin vetëm produkte mjekësore me kosto të ulët por edhe produkte më kosto të lartë dhë shumë të kërkuar siç janë përshëmbull anti-viralët për të trajtuar HIV/AIDS, barnat kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Sipas një raporti të bërë në vitin 2000 nga Organizata Botërore e Shëndetit, gati një e treta e barnave të falsifikuara nuk kishin asnjë princip aktiv dhe në mbi një të katërtën e rasteve principet aktive ishin përzierë në mënyrë të gabuar ose nuk ishin të duhurit, për të mos folur më tej për amballazhimin fals dhe për nivelin e ulët të pastrimit të përbërësve. "Çdo vit gati njëqind mijë deri në 1 milion persona vdesin për përdorim të barnave të falsifikuara-, shton më tej kërkuesi, duke uruar që të dhënat e studimit të tij tu shërbejnë më tej autoriteteve politike për të marrë masat e nevojshme ndaj survejimit, sigurisë dhe përmirësimit të zinxhirëve të furnizimit me produkte farmaceutike, për të mbrojtur kështu pacientët në të gjithë botën. 

Am J Trop Med Hyg. 2015. doi: 10.4269/ajtmh.14-0389

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>