Mjekësi e përgjithshme

maj222015

Linfoma e Hodgkin rrit rrezikun për evente kardiovaskulare

Kush i mbijeton një linfome të Hodgkin mbetet për dekada i ekspozuar ndaj rreziqeve kardiovaskulare, sipas një artikulli të publikuar tek "Jama internal medicine". "Është e ditur prej kohësh se tek personat me përparim të linfomës Hodgkin rriten mundësitë për të zhvilluar kardiopati të ndryshme, por nuk është e qartë ende për sa kohë rreziku mbetet i pranishëm dhe se cilat janë simptomat favorizuese-, shpjegon Frederika van Nimwegen e Departamentit të epidemologjisë së Institutit Onkologjik hollandez në Amnsterdam, e cila ka vlerësuar vazhdimësinë e rrezikuit në lidhje me rastet e sëmudnjeve kardiovaskulare në krahasim me njerëzit e përgjithshëm për gati 40 vjet mbas terapisë për linfomën e Hodgkin. Për këtë qëllim kërkuesit kanë ekzaminuar kartela klinike të 2.500 pacientëve hollandezë të cilët i janë nënshtruar terapisë për sëmundjen e Hodgkin para moshës 51 vjeç. "Gjatë vëzhgimit, i cili ka zgjatur mesatarisht 20 vjet, mbi 1.700 evente kardiovaskulare janë shafqur në 800 pacientë-, vazhdon autorja duke theksuar se në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë subjektet e diagnostikuara me Hodgkin kishin mundësi tre here më të lartë për sëmundje koronarike dhe shtatë herë më të lartë rrezikun për insufiçencë kardiake. Rritja e rrezikut, i cili vazhdon edhe 35 vjet më vonë tek të gjithë grupmoshat, është veçanërisht i lartë tek pacientët të cilët janë mjekuar para moshës 25 vjeç me kimioterapi, por është i dukshëm edhe pas nënshtrimit të zgjatur të radioterapisë mediastinike dhe antracikline. "Rezultatet tona tregojnë se të mbijetuarit e linfomës së Hodgkin të cilët janë trajtuar gjatë adoleshencës ose moshës madhore, janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë për sëmudnje kardiovaskulare për vite të tëra me rradhë ose gati për gjithë jetën e tyre-, përfundojnë autorët. "Këto të dhëna ndihmojnë mjekët që ndjekin pacientët me sëmundjen e Hodgkin për të identifikuar rastet më të rrezikshme: kush është mjekuar në moshë të re dhe kush ka pësuar trajtime të tejzgjatura-, thotë Linda Overhosler e divizionit të Mjekësisë së Brendshmë e Universitetit të Kolorados duke theksuar rrolin kryesor të mjekëve të mjekësisë së përgjithme në mjekimin e të mbijetuarve të kancerit.

JAMA Intern Med. 2015. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.1180 
JAMA Intern Med. 2015. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.1187


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>