Mjekësi e përgjithshme

qer92015

Publikohen rekomandimet ECDC për vaksinat anti-grip

Vaksina trivalente përmban një princip "A/California/ 7/2009 (H1N1) pdm09", një princip "A/Svizzera/9715293/2013 (H3N2)" dhe një princip "B/Phuket /3073/2013". Është ky rekomandimi i ECDC (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrolin e Sëmundjeve) sa i përket përmbajtjes së vaksinës anti-grip për sezonin e ardhshme. Në të gjitha vendet evropiane po regjistrohen tashmë vetëm raste të thjeshta gripi, ndonëse në sezonin 2014/2015 virusi mbizotërues A(H3N2) ka përbërë gati 50% të të prekurve me grip. ECDC komunikon se përtej rekomandimeve për periudhën 2015/2016, ka përhapur përmes adresës së saj elektronike një analizë të detajuar të përparimin e gripit gjatë 2014/2015. Kjo ka qënë një stinë më kritike se zakonisht, sidomos sepse në pjesën më të madhe të viruseve H3N2, kishtë një princip të ndryshëm nga ato të pranishëm te vaksinat. Në të kundërt përbërësit A (H1N1) pdm09 dhe B të vaksinës kanë ofruar një mbrojtje të mirë kundër virusit në qarkullim. Këta përbërës kanë rezultuar më pak të përhapur se sa H3N2 dhe kanë përfaqësuar respektivisht 14% dhe 30% e totalit. Ka patur një vdekshmëri më të lartë për të gjitha rastet midis personave të moshës 65 vjeç ose më shumë mes kategorive më në rrezik për ndërlikimet e gripit. Në 8 shtetet të cilët kanë ofruar të dhënat e spitaleve, janë rregjistruar 6.023 shtrime në spital për shkak të gripit dhe për gati më shumë se gjysmën e pacientëve ka qënë e nevojshme shtrimi në repartet e terapisë intensive. Italia është njëra nga vendet në të cilën vërrehet një intensitet i lartë ose shumë i lartë i gripit për më shumë se pesë javë. Në të gjithë Europën, sezoni ka zgjatur 21 javë, nga java e parafundit e vitit 2014 deri te java e 19 e vitit 2015: vetëm më pas treguesit e pozitivitetit ka zbritur poshtë masës 10%.
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>