Mjekësi e përgjithshme

kor92015

Endometrioza, Lorenzin: Ministria angazhohet për cilësinë e jetës së pacienteve

Janë të shumta aksionet e ndërrmarra nga Ministria e Shëndetësisë për luftën kundër endometriozës, një sëmundje e cila është në gjëndje që të ndryshojë thellësisht cilësinë e jetës të atij që e vuan. Kështu shprehet ministri Beatrice Lorenzin në një deklaratë për shtyp të datës 25 qershor të vitrit të kaluar, duke rikujtuar se sëmundja, vetëm në Itali, prek gati 3 milion femra dhe është shkak për 30-40% të rasteve për infertilitet tek femrat me kosto të larta, drejtpërdrejta ose jo. "Që nga fillimi i mandatit tim kundrejt shëndetit kam dedikuar shumë vëmendje ndaj kësaj patologjie të cilën e kam vendosur në qendër të axhendës së dedikuar shëndetit të femrës ëdhë gjatë simestrit të presidencës italiane të UE-, vazhdon më tej Lorenzin duke shpjeguar se në vitin 2014 janë financuar 15 milion euro për të lejuar rajonet që të zhvillojnë projekte specifike të finalizuara për përmirësimin e kushteve të jetesës së grave të prekura nga endometrioza me implementimin e diagnozave asistenciale dhe suportuese. Për të përmirësuar njohuritë epidemologjike mbi sëmundjen Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar përdorimin e një Regjisri Kombëtar i cili do të përdorë vëzhgimet mbi patologjinë, të cilët janë realizuar më parë në disa sektorë. "Ndërkohë, duke marrë parasysh ndërhyrjet e përsëritura me të cilat pacientët duhet të përballen tek format klinike më të rënda dhe më të përhapura, kemi njohur të drejtën për të shfrytëzuar disa menyra kontrolli të specializuara në fushën e përiudhës së vëzhgimit-, thekson ministri. Përkaq, në brendësi të azhornimit të niveleve esenciale të asistencës (LEA) të parashikuara nga pakti për shëndetin në vitin 2014-2016, është propozuar që futja e endometriozës në listën e patologjive kronike dhe invalidizuese për rastet klinike III dhe IV të klasifikimit ASRM. "Për aq sa është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, unë shpresoj që të ndreqen sa më parë cështjet e lidhura me vlerësimin nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe rajoneve, të kompatibilitetit financiar të azhronimit të LEA-ve të fundit-, përfundon Lorenzin.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>