Mjekësi e përgjithshme

qer282016

Mungesa e një diagnozë formale mund të verë në rrezik pacientët me demencë

tags: Demencë

Nga një studim i publikuar në "Journal of the American Geriatrics Society" del se të moshuarit me simptoma demence pa diagnozë formale, kanë dyfishin e mundësive për t'u angazhuar në aktivitete potencialisht të rrezikshme si drejtimi i automjetit, gatimi dhe vetëmenaxhimi i barnavese, se sa ata që tashmë janë diagnostikuar. "Kur pacientët marrin një diagnozë për demencë, familjet janë të vetëdijshme se të afërmit e tyre nuk do të jenë në gjendje t'i japin makinës ose do të kenë nevojë për ndihmë në lidhje me barnat", pohon bashkautorja Halima Amjad, gjeriatre në Johns Hopkins University School of Medicine dhe shton se pa diagnozë familjet dhe miqtë mund të injorojnë apo të mos jenë në dijeni të problemeve ekzistuese.

Amjad dhe kolegët kanë analizuar të dhënat e 7.609 të moshuarve të regjistruar në studimin e nisur në vitin 2011 "National Health and Aging Trends" e që vazhdon ende sot, i cili parashikon mbledhjen e informacioneve shëndetësore në të asistuarit me moshë 65 vjeç e lart në nivel kombëtar. Kërkuesit kanë vlerësuar në mënyrë periodike pjesëmarrësit nga këndvështrimi fizik dhe konjitiv, duke mbajtur shënime për diagnoza të mundshme demence ose praninë e shenjave të sëmundjes pa diagnozë. Dhe nga të dhënat e mbledhura doli se 23% e të moshuarve me demencë të mundshme i jepte makinës në krahasim me 84% të atyre pa demencë.
Madje 37% e të moshuarve me demencë të mundshme i menaxhojnë vetë barnat në krahasim me 93% të atyre që nuk vuajnë nga demenca.

"Duhet nënvizuar se 17% e subjekteve me demencë të diagnostikuar e drejton akoma automjetin, se 12% i menaxhojnë vetë financat e tyre dhe 17% përgatit vakte të ngrohta", përfundon Amjad. 
"Këto të dhëna stimulojnë dy pyetje të rëndësishme", komenton David Roth, drejtor i Johns Hopkins Center on Aging and Health. "Së pari a marrin pacientët me demencë diagnoza të detajuara dhe kura mjekësore të përshtatshme? Së dyti, diagnozat e demencës a iu komunikohen në mënyrë të përshtatshme pacientëve dhe familjarëve të tyre?". Sipas autorëve rreth 5 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë një formë demence, mes të cilave sëmundjen e Alzheimerit, me një prevalencë që do të trefishohet brenda 2050-s. Dhe studime të ndryshme sugjerojnë se rreth gjysma e pacientëve me demencë nuk ka ende një diagnozë.

 

Journal of the American Geriatrics Society
http://onlinelibrary.wlley.com/journal/10.1111/(ISSN)1532-5415/earlyview


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>