Mjekësi e përgjithshme

nën222016

Migrena lidhet me një përqendrim të madh të baktereve reduktuese të nitrateve

tags: Migrenë

Sipas një studimi të publikuar në revistën e Shoqatws Amerikane tw Mikorobiologjisw "mSystems", goja e personave që vuajnë nga migrena ka një përqendrim shumë të madh të baktereve në gjendje që të modifikojnë nitratet, në krahasim me ata që nuk vuajnë nga migrena. "Duke u nisur nga ideja se disa ushqime që përmbajnë nitrate, mes të cilave vera dhe çokollata, janë në gjendje të shkaktojnë migrenë, kemi menduar se ka një lidhje mes dietës, mikrobiomës dhe simptomave", pohon Rob Knight, bashkautor i artikullit dhe drejtor i Qendrës për Inovacionin e Mikrobiomës në Ucsd. Ai shton se shumë nga 38 milionë amerikanët që vuajnë nga migrena kanë lidhje me nitratet, përbërës që gjenden te mishi, te perimet me gjethe jeshile dhe në disa barna, të cilat mund të reduktohen në nitrite nga bakteret e zgavrës orale, të cilat pasi dalin në qarkullim mund të konvertohen në oksid nitrik.
 "Oksidi nitrik është një vazodilatator që përmirëson shëndetin kardiovaskular duke rritur fluksin hematik dhe duke reduktuar presionin e gjakut, por rreth 4 nga 5 kardiopatë që marrin barna të cilat përmbajnë nitrate kanë cefale të forta si efekt anësor", shkruajnë autorët që kanë analizuar bakteret e gjetura në 172 zgavra orale dhe në 1996 kampione fekale nga vullnetarë të shëndetshëm të intervistuar paraprakisht në lidhje me ekzistencën e mundshme të migrenës.
Dhe nga analiza gjenetike e baktereve të izoluara kanë dalë diferenca domethënëse mes personave me migrenë dhe atyre pa migrenë. Në veçanti në kampionet fekale të personave me migrenë është vëzhguar një shtim i lehtë por domethënës i gjeneve bakteriale që kodifikojnë për molekulat e lidhura  me metabolizmin e nitrateve, nitriteve dhe të oksidit të azotit. "Tani që kemi dokumentuar një lidhje potenciale mes nitrateve, baktereve orale dhe dhimbjes së kokës, studime të ardhshme duhet të verifikojnë nëse dy të parët janë shkak i drejtpërdrejtë i të dytës", përfundon Knight.


mSystems 2016. doi: 10.1128/mSystems.00105-16
http://msystems.asm.org/content/1/5/e00105-16


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>