Mjekësi e përgjithshme

mar202017

Çrregullimi bipolar, prova të efikasitetit të aripiprazolit të injektueshëm

tags: Depresion

Antipsikotiku aripiprazol (Abilify, Otsuka) me kohë të gjatë veprimi, në formë të injektueshme dhe i administruar një herë në muaj është një terapi efikase dhe e toleruar mirë në pacientët me çrregullim bipolar. Faktin e pohon një studim multi-qendror ndërkombëtar i kontrolluar dhe randomizuar, i cili u zhvillua në 52 javë. Studimi u koordinua nga Joseph Calabrese, drejtor i Programit mbi Çrregullimet e humorit, në Case Western Reserve School of Medicine, Ohajo dhe u publikua në Journal of Clinical Psychiatry.
Aripiprazoli është një derivat kinolonik që vepron si agonist parcial i receptorëve dopaminergjikë D2 e serotoninergjikë 5HT1A dhe si antagonist mbi ata të 5HT2", shpjegon kërkuesi. Të dhënat e mbledhura tregojnë se aripiprazoli i injektueshëm me lirim të ngadaltë, i administruar një herë në muaj, vonon ndjeshëm recidivat e çrregullimit të humorit në pacientë me episode maniakale në fillim të trajtimit", shkruajnë autorët, që për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit regjistruan 266 persona të ndjekur në 7 vende të ndryshme mes gushtit 2012 dhe prillit 2016. Pjesëmarrësit, të gjithë me çrregullim bipolar të diagnostikuar që më parë, ishin mes 18 dhe 65 vjeç dhe indikatori kryesor i efikasitetit të trajtimit të zgjedhur nga studiuesit ishte koha e recidivave pasi simptomat kishin mbetur të qëndrueshme për të paktën 8 javë ose më shumë nga trajtimi me antipsikotikun.
"Pas përllogaritjeve, koha e recidivës rezultoi më e madhe në grupin që merrte aripiprazol krahasuar me atë që merrte placebo", shprehet Calabrese. Por jo vetëm: terapia farmakologjike reduktoi me 50% riskun për të pasur një recidivë të çfarëdo episodi të ndryshimit të humorit. "Kështu mundësia për të disponuar një antipsikotik të injektueshëm me veprim të zgjatur është një opsion tejet i domosdoshëm për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e kurave në këta pacientë", përfundon kërkuesi.

 

J Clin Psychiatry. 2017. doi: 10.4088/JCP.16m11201
https://wwwncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28146613


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>