nën232017
Përdorimi i kolkicinës redukton vëllimin e pllakës aterosklerotike
Në bazë të konkluzioneve të një studimi të vogël vëzhgues, të publikuar në JAAC Cardiovacular Imaging, shtimi i kolkicinës në terapinë mjekësore optimale (OMT) me statina me intensitet të lartë duket se stabilizon pllakën aterosklerotike më mirë se vetëm terapia mjekësore optimale në pacientët me diagnozë të fundit të sindromës koronare akute. "Në krahasim me terapinë mjekësore optimale, asocimi i terapisë afatgjatë me kolkicinën me doza të ulëta redukton në mënyrë domethënëse vëllimin e pllakës me zbutje të ulët (LAPV) të vizualizuar në angio-TC, të konsideruar si një markator paqëndrueshmërie të pllakës dhe një parashikues të fuqishëm të efekteve anësore koronare me vlera mesatare të zbritura respektivisht në 6.6 dhe 15.9 milimetra kub", shprehet koordinatori i studimit Sanjay Patel nga Royal Prince Alfred Hospital Sydney, New South Wales. Ai shpjegon se korrelacioni i moderuar i drejtpërdrejtë, i vërejtur midis reduktimit të LAPV dhe rënies së vlerave të kolesterolit LDL mund të ketë kontribuar në stabilizimin e pllakave.
"Megjithatë zvogëlimi i LDL-së ishte i krahasueshëm në të dyja grupet, duke treguar se karakteristikat anti-inflamatore të kolkicinës mund të modifikonin në të vërtetë morfologjinë e pllakave", shkruajnë autorët, duke shtuar se: reduktimi mesatar i niveleve të proteinës C-reaktive me ndjeshmëri të lartë (hs-CRP) ka rezultuar në thelb shumë më i madh duke e asociuar kolkicinën me terapinë mjekësore optimale në krahasim me këtë të fundit të përdorur vetëm, me vlera respektive prej 1.10 mg/L dhe 0.38 mg/L. "Në fillim të vitit komuniteti shkencor kishte mbetur i befasuar nga të dhënat e studimit CANTOS që konfirmonin hipotezën inflamatore të aterotrombozës, duke sinjalizuar një reduktim prej 15% të riskut për evente kardiovaskulare në pacientë me infarkt të mëparshëm të miokardit dhe nivele të larta të hs-CRP, të trajtuar trajtuar me canakinumab, një monoklonal kundër citokinës inflamatore IL-1beta", shprehen kërkuesit të cilët më parë kishin dëshmuar se përdorimi afatshkurtër i kolkicinës redukton nivelet transkoronare të IL-1beta, por edhe të IL-18 dhe IL-6 në pacientë me sindromën koronare akute.
Në një editorial shoqërues Paul Ridker nga Brigham and Women's Hospital në Boston dhe koordinator i CANTOS, shkruan: "Të dhënat janë shumë interesante, por kanë nevojë për konfirmime rigoroze para se të mbështetemi te kolkicina si armë shtesë kundër aterotrombozës inflamatore".
JACC: cardiovascular imaging 2017. Doi: 10.1016/j.jcmg.2017.08.013 http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1936878X1730791X?via%3Dihub
JACC: cardiovascular imaging 2017. Doi: 10.1016/j.jcmg.2017.10.001 http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1936878X17309191?via%3Dihub