Mjekësi e përgjithshme

jan222018

Edhe karcinoma tiroide me rrezik të ulët, mund të shkaktojë metastaza në distancë

Në një artikull të publikuar në "Thyroid", Xu et al përshkruajnë një sërë rastesh të karcinomës tiroide të diferencuar (DTC), që ka paraqitur metastaza, ndonëse pacientët e analizuar kanë patur paraqitje kliniko-patologjike të përcaktuar "me rrezik të ulët".
"Studimi është interesant, thotë Daniele Barbaro, sepse janë pikërisht metastazat në distancë ato që përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë, ndërkohë që rishikime të fundit anatomiko-patologjike dhe të përqendrimit të DTC-së tentojnë të ndriçojnë aspekte të ndryshme kliniko-patologjike: për shembull, është propozuar termi NIFTP për karcinomën tiroide papilare të llojit folikular (PTC-VF) të kapsuluar, e cila ka zënë një vend të konsiderueshëm në fushën e tumoreve beninje".
Studimi analizon në mënyrë retrospektive të dhënat e derivuara nga baza e të dhënave institucionale të shërbimit të endokrinologjisë në Qendrën e Kancereve "Memorial Sloan Kettering" në Nju Jork, duke marrë në konsideratë të 123 pacientët me DTC që kanë patur metastaza në distancë në çastin e paraqitjes te mjeku ose gjatë ndjekjes.
Nga këta, 4 kishin një karcinomë me rrezik të ulët (mungesë e përbërësit me diferencim të dobët, pushtim i gjerë vaskular dhe jashtëtiroid dhe/ose mungesë e metastazave linfonodale). Përveç këtyre, janë marrë në studim edhe 11 të tjerë, pra, një tërësi prej 15 pacientësh me karcinomë me rrezik të ulët. Mes këtyre, plot 8 prej tyre kishin PTC-VF të kapsuluar, njëri kishte një karcinomë folikulare të kapsuluar, ndërkohë që 6 të tjerët ishin variante të tjera, por gjithmonë të klasifikueshme në kategorinë me rrezik të ulët. Në asnjë rast, nuk kishte pushtim mikroskopik jashtëtiroid dhe një rast i vetëm, kishte N1a.
Të gjitha format e kapsuluara (12 raste) tregonin pushtim kapsular të pjesshëm, në tërësi me një fokus të vetëm. Vetëm në tre raste kishte pushtim vaskular,  < 4 vatra. "Në tetë nga këto tumore, ka qenë e mundur ndjekja e një profili mutacional dhe 6 nga 8 rastet (3 nga rastet me PTC-VF të kapsuluar) kishin mutacionin fillestar TERT. Vetëm në një rast me PTC varianti klasik, mutacioni i TERT-promoter ishte i lidhur me BRAF V600E».
Nga 15 pacientët metastatikë me karcinomë me rrezik të ulët, 4 kanë patur rezultat fatal, ndërkohë që 11, gjatë vëzhgimit të fundit (2-158 muaj), kanë qenë gjallë, por në një gjendje të rënduar të sëmundjes. Autorët, raporton Barbaro, kanë arritur në përfundimin se mes tumoreve me rrezik më të vogël, mundësia e metastazave në largësi është e ulët. Të paktën në rastet e ndjekura, metastazat ishin të pranishme në momentin e diagnostikimit dhe kërkimi i mutacioneve, në veçanti i TERT-promoter, mund të ndihmojë në zgjidhjen e rasteve me prognozë më të keqe, fakt që tashmë është sugjeruar edhe nga të dhëna të mëparshme.
"Ndonëse premisa që numri i DTC-ve metastatike duket të jetë e vogël, duke marrë parasysh gjasat e rasteve të shumta me MSKCC, përfundimet duhen marrë në konsideratë", komenton endokrinologu. "Përqindja e DTC-ve me rrezik metastatik është e ulët, por nuk duhet neglizhuar, në kuptimin e tendencës së sotme për t'i trajtuar gjithmonë këto lloje tumori me 131i. Pra, është konkret rreziku i trajtimit të tyre në mënyrë të papërshtatshme, i mosdiagnostikimit të një metastaze të pranishme ose që mund të zhvillohet. Veç kësaj, shton ai, nuk është aspak qetësues fakti që mutacioni TERT-promoter i izoluar, lidhet me prognoza më të këqija, të paktën në këto raste, jo domosdoshmërisht të lidhura me një izotip agresiv. Analiza e mutacionit TERT, në fakt, nuk është rutinë, aq më pak në tumore që nuk paraqesin karakteristika histologjike agresive".
Barbaro përfundon duke nënvizuar se "eksperienca personale konfirmon mundësinë që DTC-të që janë dukshëm në rrezik të ulët, mund të japin metastaza në largësi. Nëse këto të dhëna do të konfirmoheshin edhe nga grupe të tjera rastesh me DTC, të përcaktuara si me rrezik të vogël, një koncept i tillë nevojitet të ripërcaktohet domosdoshmërisht".

Thyroid, 2017; 27: 632-40.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>