Mjekësi e përgjithshme

shk262018

Ritmi i zemrës dhe bioshënjuesit inflamatorë bëjnë dallimin mes çrregullimit bipolar dhe depresionit madhor

"Është shpesh e vështirë të bëhet dallimi mes depresionit madhor dhe çrregullimit bipolar", thotë autori kryesor i një artikulli mbi këtë çështje, Brandon Hage nga Universiteti Loyola i Çikagos, duke shpjeguar se çrregullimi i sistemit nervor autonom është i lidhur me simptoma të ndryshueshme depresive dhe me mosfrenimin e përgjigjes inflamatore. Por, ndryshueshmëria e frekuencës kardiake dhe e bioshënjuesve specifikë inflamatorë mund të bëjnë dallimin mes çrregullimeve të depresionit madhor dhe të atij bipolar.

Për të thelluar argumentin dhe duke u përpjekur të nxjerrin kriteret potenciale për depresionin madhor dhe për çrregullimin bipolar, kërkuesit e Loyola-s kanë matur ndryshueshmërinë e frekuencës kardiake dhe bioshënjuesit inflamatorë te 64 pacientë me depresion madhor dhe 37, me çrregullim bipolar.
"Studimi ynë është unik për faktin se ai është i pari që bën një lidhje mes sistemit nervor autonom dhe sistemit imunitar. Është i pari që sugjeron se kjo lidhje e veçantë mund të bëjë edhe dallimin fizio-patologjik mes depresionit unipolar dhe çrregullimit bipolar", shkruan autori.

Rezultatet e arritura tregojnë se, krahasuar me subjektet që vuajnë nga çrregullime bipolare, ato me depresion të madh kanë aritmi sinusale në mënyrë të konsiderueshme më të lartë. Anasjelltas, subjekte me çrregullim bipolar kanë nivele bazë të interleukinës-10 (IL-10) dhe proteina me hematokrinë monocite (MCP-1), në mënyrë të konsiderueshme më të larta, krahasuar me subjektet që vuajnë nga depresioni madhor.
Së fundi, vlerat e ndryshueshmërisë së frekuencës kardiake, të regjistruara në fillim të studimit, ishin të lidhura drejtpërdrejt me nivelin bazë të IL-10-tës vetëm në grupin e depresionit madhor.

"Një ton i reduktuar vagal dhe nivele të larta të bioshënjuesve inflamatorë mund të bëjnë dallimin mes çrregullimit bipolar nga depresionit madhor, duke zbuluar në të njëjtën kohë një fizio-patologji të fshehtë të depresionit, që përfshin mosfunksionimin e sistemit nervor autonom dhe çrregullimin e sistemit kronik imunitar", përfundon Hage, duke theksuar megjithatë se rastet e kufizuara të marra në studim janë një pengesë për nxjerrjen e konkluzioneve vendimtare, duke bërë të nevojshme studime të mëtejshme konfirmuese.

 

The World Journal of Biological Psychiatry 2017. Doi: 10.1080/15622975.2017.1376113
http://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/15622975.2017.1376113


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>