Mjekësi e përgjithshme

qer12018

Shfaqet çepi i ri i kandidës në Europë. Cilët pacientë janë më të rrezikuar?

Është identifikuar që në vitin 2009, kërpudha e re e llojit kandida, kandida auris, që është e lidhur me infeksione në sektorin e kujdesit shëndetësor, por për të dihet ende shumë pak, përveçse që shkakton kandidemi, infeksion të plagëve e otite dhe se numri i rasteve po shtohet në mënyrë të dukshme gjatë dy viteve të fundit.

Qendra Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) në Stokholm, ka zhvilluar një vlerësim të shpejtë pranë njësive të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë objektet spitalore dhe spitalet. Dokumenti siguron përditësime nga pikëpamja klinike dhe epidemiologjike, si dhe indikacionet për vlerësimin diagnostikues, parandalimin e infeksionit në spital dhe kontrollin e shpërthimeve.

Por, sipas ECDC-së, është e nevojshme të shtohet njohja e kandida aurisit në strukturat shëndetësore europiane, në mënyrë që të mund të përgatiten strategji laboratori dhe të implementohen masat e duhura për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve aty ku janë të nevojshme.

Sipas hetimit të ECDC-së, kandidoza invazive është sëmundja fungale më e zakontë te pacientët e hospitalizuar. Vlerësohet se në spitalet europiane, lloji kandida, është patogjeni i pestë më i zakonshëm i lidhur me septikemitë, i izoluar në 7,4% të të gjitha rasteve të dokumentuara". Kandida aurisi është një fung emergjent që është përshkruar për herë të parë në vitin 2009, i lidhur me infeksione invazive dhe shpërthime në ambientin shëndetësor.

Raste të kandida aurisit janë sinjalizuar nga vende dhe në kontinente të ndryshme. Infeksionet e lidhura me kontributin e kandida aurisit, të sjella në literaturë, kanë të bëjnë me kandidemi në kurriz të pacientëve me patologji të rënda të bazës apo imunopresion, si pacientët me diabet melit, sëmundje renale kronike, infeksion nga HIV-i, tumore të ngurta dhe neoplazi hematologjike. Janë verifikuar raste edhe te të sapolindurit.

Megjithatë, edhe pacientët pa ndonjë sëmundje serioze janë të ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjes invazive në rrjedhën e shpërthimeve ndërspitalore, sipas departamentit të prekur. Mes faktorëve të identifikuar të rrezikut te pacientët që kanë zhvilluar një infeksion kandida auris, përmenden: ekspozimi ndaj procedurave dhe pajisjeve mjekësore, përfshirë kateterët venozë qendrorë dhe urinarë, kirurgjia, trajtimi me antibiotikë me spektër të gjerë dhe shtrimi në spital në njësitë e kujdesit intensiv, trajtim me antifungalë sistemikë. Pjesa më e madhe e mostrave të kandida aurisit të përshkruara në mbarë botën janë rezistente ndaj fluconazoles dhe disa studime tregojnë multirezistentë ndaj azoleve tjera, ndaj amfotericinës B dhe ekinokandinave (në norma të ndryshme në varësi të studimeve). Vështirësia në identifikimin në laboratorë dhe mosnjohja e kësaj specieje të kandidës mund të vonojë diagnozën e hershme, duke shtuar rrezikun e transmetimit horizontal. Sipas të dhënave të ECDC-së, numri i rasteve me kandida auris të raportuara në vendet evropiane është rritur ndjeshëm gjatë 2 viteve të fundit.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>