Mjekësi e përgjithshme

qer252018

Dhimbja te të moshuarit. Veç terapisë, nevojiten ndërhyrje psikologjike

Një studim i ri i publikuar në "JAMA Internal Medicine" tregon se ndërhyrjet psikologjike për trajtimin e dhimbjes kronike (që nuk është shkaktuar nga kanceri) te të moshuarit, mund të sjellin dobi, ndonëse të vogla, në reduktimin e dhimbjes dhe të mendimeve katastrofike dhe në menaxhimin më të mirë autonom të dhimbjes.

"Dhimbja kronike që nuk rrjedh nga tumoret është e zakonshme mes të rriturve më të moshuar dhe menaxhohet rregullisht me terapi farmakologjike, por këto nuk kanë rezultate shumë të mira. Disa mjekë rekomandojnë trajtime psikologjike, por kemi në dispozicion shumë pak informacione sa i përket efikasitetit të tyre te të moshuarit", konfirmon Bahar Niknejad (Shkolla Mjekësore e Norfolkut, SHBA), që është edhe autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë dashur të përcaktojnë efikasitetin e këtyre ndërhyrjeve duke vlerësuar të dhënat e marra nëpërmjet studimeve MEDLINE, Embase, PsycINFO dhe Cochrane Library. Analiza përfshin studime me përzgjedhje rastësore, që vlerësonin një ndërhyrje psikologjike e cila përdor modalitetet e sjelljes konjitive më vete, ose në kombinim me një strategji tjetër dhe në të cilën përfshiheshin individë me dhimbje kronike (prej më shumë se tre muajsh), me moshë mesatare 60 vjeç e sipër. Intensiteti i dhimbjes është marrë në konsideratë si rezultat primar, ndërkohë që rezultatet dytësore përfshinin interferencat te dhimbja, simptomat depresive, mendimet katastrofike, menaxhimin e dhimbjes dhe shëndetin fizik.

Pasi është bërë përzgjedhja sipas këtyre elementeve, janë përfshirë në analizë 22 studime, me një total prej 2.608 pjesëmarrësish (1.799 gra), me moshë mesatare të kampionit prej 71,9 vjetësh. Dobitë e dobëta në reduktimin e dhimbjes dhe të mendimeve katastrofike dhe në menaxhimin e dhimbjes, të dokumentuara në fund të trajtimit, zgjasnin deri në gjashtë muaj pas përfundimit të trajtimit me synim reduktimin e intensitetit të dhimbjes. Rezultatet kanë qenë më të mira, kur terapia përdorte qasjet në grup.

"Duhet të bëjmë studime më të thelluara për të zhvilluar dhe studiuar ndërhyrjet psikologjike që do të kenë efekte më të mira dhe që janë të qëndrueshme në rezultatet e tyre, duke qenë se kemi rritje të kësaj popullsie të pacientëve", përfundojnë autorët.

 

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.0756
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/fullarticle/2680318


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>