Mjekësi e përgjithshme

qer272018

Terapia e re me nanovezikula nga staminalet jep shpresa për sklerozën e shumëfishtë

Një studim italian i botuar në "Scientific Reports" shfaq një qasje të re për trajtimin e sëmundjeve autoimune dhe inflamatore. Në të përdoren nanovezikulat, struktura që janë në gjendje të transportojnë dhe çlirojnë molekulat terapeutike, të cilat janë marrë nga qelizat burimore mezenkimale. Terapitë e disponueshme aktualisht për pacientët me sëmundje autoimune janë në gjendje të ngadalësojnë evolucionin e sëmundjes, por jo të sjellin shërimin.

Trajtimi i ri i bazuar mbi nanovezikulat, në fakt, ka qenë në gjendje që, nëpërmjet frenimit të aktivizimit të limfociteve T, të parandalojë shpërthimet inflamatore dhe dëmtimin e indeve në sistemin nervor qendror në encefalomelitet eksperimentale autoimune, modeli më i përdorur i sklerozës së shumëfishtë.

"Faktorët që shkaktojnë këtë patologji nuk njihen me siguri, por shumë prova klinike dhe eksperimentale tregojnë se në bazë ekziston një reaksion i sistemit imunitar që identifikon cili është objektivi i limfociteve, shtresa e neuroneve, mielina, duke kompromentuar kështu aftësinë e tij për të shkaktuar impulse elektrike. Me infiltrimin e indeve cerebrale të limfociteve T është e lidhur edhe shfaqja e shenjave klinike dhe patologjike të disfunksionit të sistemit nervor qendror, tipik në sklerozën e shumëfishtë", shpjegojnë studiuesit, të udhëhequr nga Bruno Bonetti (Spitali i Veronës).

Duke përdorur teknika mikroskopike intravitale, grupi i punës arriti të tregojë se nanovezikulat mund të bllokojnë migrimin e limfociteve qarkulluese brenda trurit.

Në të gjitha sëmundjet inflamatore, hapi i parë i përgjigjes imune është migrimi i qelizave imune që qarkullojnë nga enët e gjakut në inde. Autorët theksojnë se kur merren në konsideratë sëmundjet joinfektive inflamatore, të tilla si sëmundjet autoimune, procesi i inflamimit dhe migrimi i leukociteve nuk kanë rol mbrojtës në organizëm, por një rol kritik patologjik dhe shkaktojnë dëmtimin e indeve.

"Ndalimi i trafikut leukocitar, pra, përbën një qasje shumë të fuqishme terapeutike në sëmundjet autoimune dhe përdorimi i terapisë me bazë nanovezikulash mund të pengojë hyrjen e qelizave leukocitare të dëmshme në inde, duke u marrë në shënjestër nga sistemi imunitar", përfundojnë studiuesit.

 

Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-018-25676-2
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29748664


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>