Mjekësi e përgjithshme

kor272018

Analiza e gjakut okult fekal sinjalizon për sëmundje të përgjithshme

Ata që marrin rezultate anormale në analizën fekale për gjak okult (FOBT), paraqesin një rrezik më të madh për vdekje, por jo vetëm për shkak të kancerit kolorektal, sipas një studimi të publikuar në "Gut".

"Studimi ynë, që është rezultat i 16 vjetëve ndjekje, jo vetëm që ka hasur një normë vdekshmërie më të lartë të tumorit kolorektal te pacientët me rezultate FOBT pozitive (raporti i rrezikut [HR]: 7,79), por edhe një normë vdekshmërie më të lartë për të gjitha shkaqet, përfshi sëmundjet e qarkullimit të gjakut, ato respiratore, sëmundjet e tretjes (përjashtuar kanceri kolorektal), sëmundjet neuropsikologjike dhe sëmundjet e gjakut dhe të sistemit endokrin (HR: 1,58)", thotë Robert Steele (Shkolla Mjekësore në Dunde, Skoci), autor kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e personave që i janë nënshtruar analizës FOBT në vitet 2000-2016 në Skoci (134.192 vetë) dhe e kanë lidhur rezultatin e secilit me bankën e të dhënave kombëtare të Skocisë. Rezultatet anormale të FOBT-së janë hasur më shumë te burrat dhe te më të moshuarit dhe mes këtyre, më së shumti, tek ata të cilëve u ishin përshkruar barna që shtonin rrezikun e gjakosjes.

"Sipas rezultateve tona, hemoglobina fekale mund të jetë shënjues i mundshëm i sëmundjes së përgjithshme", sugjerojnë autorët. Të njëjtët autorë, megjithatë, janë të ndërgjegjshëm se studimi ka edhe dobësitë e tij, mbi të gjitha, në faktin që testi i bërë është bazuar në një reaksion të peroksidazës dhe nuk jep mundësi për të përcaktuar sasinë e gjakut në feçe.

Gjithashtu, duke u bazuar në të dhënat e përshkrimit nuk ka qenë e mundur të merrej informacion mbi barnat e marra nga ana e pacientëve.

"Kërkuesit sugjerojnë që rezultatet e tyre të përdoren për t'i paralajmëruar pacientët mbi rrezikun e sëmundjeve të tjera, duke i shtyrë të bëjnë ndërhyrje të bazuara në dietë, në kontrollin e peshës, në ushtrimet fizike dhe në barna. Mendoj se një rezultat anormal i analizës së gjakut okult në feçe rrallë paraqet informacionin që mund të nxisë rekomandime të posaçme për dikë", shkruan Uri Ladabaum (Universiteti Stanford në Kaliforni). "Tani për tani, mendoj se objektivi pas një analize të gjakut okult fekal anormal duhet të jetë një kolonskopi ndjekjeje", përfundon ai.

 

Gut. 2018. Doi: 10.1136/gutjnl-2018-316483
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30012724

Gut. 2018. doi: 10.1136/gutjnl-2018-316762
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30012725


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>