Mjekësi e përgjithshme

gus272018

Astma e pakontrolluar shton rrezikun për fibrilacion atrial

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "Jama Cardiology", astma dhe mos mbajtja e saj nën kontroll, rrisin në mënyrë të moderuar rrezikun për fibrilacion atrial, në një marrëdhënie dozë-përgjigje.

"Deri më sot, ka munguar hulumtimi mbi lidhjen që qëndron mes astmës dhe fibrilacionit atrial dhe me aq sa jemi në dijeni, asnjë studim i mëparshëm nuk ka vlerësuar lidhjen dozë-përgjigje midis niveleve të kontrollit të astmës dhe fibrilacionit atrial", thotë Aivaras Cepelis (Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim, Norvegji), i cili udhëhoqi grupin e punës, duke kujtuar se astma dhe fibrilacioni atrial kanë mekanizma të ndryshëm patofiziologjikë.

Hulumtuesit janë përpjekur të vlerësojnë lidhjen midis astmës, niveleve të kontrollit të saj dhe të fibrilacionit atrial, duke analizuar të dhënat e të rriturve në Studimin Shëndetësor Nord-Trondelag (HUNT). Në të janë përfshirë 54,567 të rritur (nga të cilët, 52,8% ishin femra) të gjithë pa fibrilacion atrial në vlerësimin bazë. Nga këta, 5,961 pjesëmarrës (10,9%) raportuan se nuk kishin pasur asnjëherë astmë, 3,934 pjesëmarrës (7,2%) raportuan se ishin diagnostikuar një herë me astmë dhe 2,485 pjesëmarrës (4.6%) raportuan se kishin astmë aktive. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 15.4 vjetësh, 2.071 pjesëmarrës (3.8%) zhvilluan fibrilacion atrial. Pjesëmarrësit me astmën e diagnostikuar nga mjeku kishin 38% më shumë rrezik për të zhvilluar fibrilacion atrial sesa pjesëmarrësit pa astmë.

Analiza tregoi një lidhje dozë-përgjigje ndërmjet niveleve të kontrollit të astmës dhe rrezikut të fibrilacionit atrial, ku rreziku më i lartë u vu re te pjesëmarrësit me astmë të pakontrolluar. Hulumtuesit nuk gjetën prova se përdorimi i β2-agonistëve, të cilat ndikojnë dukshëm në frekuencën kardiake. Do të nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar mekanizmat e mundshëm që qëndrojnë në themel të saj; ndërkohë, autorët i këshillojnë mjekët që të shqyrtojnë me kujdes faktorët e rrezikut për fibrilacionin atrial te të rriturit me astmë.

 

JAMA Cardiol. 2018. doi: 10.1001/jamacardio.2018.1901
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29998294


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>