Mjekësi e përgjithshme

tet32018

Sëmundjet kronike intestinale. Zbulohet molekula kryesore për trajtimin

Interleukina (Il) -33 luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore intestinale, në veçanti të sëmundjes Crohn dhe kolitit ulcerativ, sëmundje të ndërlikuara me origjinë shumëfaktorëshe, të cilat janë në rritje në vendet e industrializuara. Molekula favorizon riparimin e mureve intestinale të dëmtuara nga sëmundja, përmes aktivizimit të substancave të tjera me veprime riparuese, microRNA (mRna).

Në fakt, në modelet e kafshëve dhe në qelizat intestinale të njeriut, është parë që IL-33 nëpërmjet mRNA-së specifike të përfshirë, mund të shërojë muret intestinale, duke sugjeruar mënyra të reja trajtimi. Zbulimi i rëndësishëm, botuar në revistën "Pnas", të Akademisë Amerikane të Shkencës, është rezultat i një studimi të kryer nga ekipi i koordinuar nga Antonio Gasbarrini (Universiteti Katolik i Romës) dhe drejtuar nga Loris Lopetuso (Shkolla e Mjekësisë në Kleveland), në partneritet me ekipin e Theresa Pizarros (Departamenti i Patologjisë, në të njëjtin universitet).

Aktualisht, IBD-të (që në Itali prekin të paktën 150.000 vetë, zakonisht të rritur dhe të rinj, me një normë në rritje në mënyrë të qëndrueshme), janë mbajtur nën kontroll me një numër të vogël agjentësh imuno-modulatorë, efikasiteti i të cilëve ndryshon nga pacienti në pacient dhe që, megjithatë, shpesh ezaurohet me kalimin e kohës. Interleukina IL-33 dhe receptori i saj St2/Ilrl1 janë pjesë e familjes IL-1 të molekulave dhe veprojnë në rrjetin inflamator të imunitetit të lindur.

Edhe pse përfshirja e aksit Il-33/ST2 tek IBD-të ishte i njohur, studimet që deri më tani janë përpjekur të përcaktojnë saktësisht rolin e tij të saktë, kanë patur rezultate kontradiktore ose të paqarta. "Në këtë studim mbi kavjet, shpjegon Loris Lopetuso, për herë të parë kemi gjetur se IL-33 dhe receptori i saj kanë një funksion të rëndësishëm mbrojtës për muret intestinale, duke përshpejtuar procesin e shërimit nëpërmjet shprehjes së një rrjeti të ARN-së mikro (MIRS), në veçanti miR-320, e cila është e shprehur fort në qelizat epiteliale të izoluara nga zorrët e kafshëve me kolit të trajtuar me IL-33".

Përveç kësaj, studimi tregon se duke përdorur qelizat intestinale pa miR-320A, ndodh një bllokim i riparimit të qelizave, pavarësisht marrjes së Il-33. "Mungesa e Il-33 ose e receptorit të saj St2, shton Gasbarrini, parandalon përfundimin e procesit të shërimit të mukozës pas një dëmtimi inflamator. Në vend të kësaj, administrimi terapeutik (ekzogjen) i IL-33 gjatë riparimit të dëmit mukozal është në gjendje të përshpejtojë formimin e epitelit të ri dhe shërimin, me një përmirësim të inflamacionit intestinal".

Në përgjithësi, këto të dhëna tregojnë se gjatë fazave të inflamacionit intestinal, aksi Il-33/St2 luan një rol vendimtar në procesin e shërimit të zorrëve duke aktivizuar miR-320, i cili në anën tjetër nxit riparimin epitelial dhe inflamacionin. "Ky studim përcakton bazën racionale për vlerësimin e një qasjeje të mundshme terapeutike nëpërmjet veprimit mbrojtës të Il-33 dhe/ose miR-320 në Ibd", thekson Gasbarrini.

"Hapi i ardhshëm në hulumtim do të jetë vlerësimi se si sjellja e këtij aksi te njeriu, ndryshon në përgjigje të agjentëve imuno-modulatorë që janë aktualisht në treg. Ne presim që ky aks të funksionojë më mirë te pacientët që u përgjigjen më shumë terapive në dispozicion, kështu që në të ardhmen ne mund ta shfrytëzojmë këtë molekulë jo vetëm si një objektiv të mundshëm për barna të reja bioteknologjike, por gjithashtu si shënues për reagimin e hershëm të mukozës ndaj barnave".

 

Proc Natl Acad Sci U S A. 2018 Sep 17. doi: 10.1073/pnas.1803613115. [Epub ahead of print]
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30224451


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>