Mjekësi e përgjithshme

nën52018

Kirurgjia bariatrike nuk e përmirëson situatën mikrobike intestinale

Sipas një studimi të ri të publikuar në "Gut", shumë pacientë obezë të rëndë, kanë një mikrobiomë intestinale jo të shëndetshme dhe jo të shumëllojshme, të shoqëruar me një tendencë më të madhe për të patur masë të yndyrshme të përqendruar në trung dhe mundësi më të lartë për të vuajtur nga diabeti i tipit 2, hipertensioni ose versione më të rënda të këtyre komorbiliteteve.

"Kemi parë që kirurgjia bariatrike, megjithëse ka sjellë një humbje peshe dhe përmirësim të shënuesve metabolikë, është shoqëruar vetëm me përmirësime të pjesshme të pasurisë së mikrobiomës", shpjegon Judith Aron-WisneWsky (Universiteti i Sorbonës), autore kryesore e studimit. Studimet e mëparshme kanë raportuar që nga 20% deri në 40% e individëve mesatarisht obezë, kanë një reduktim të pasurisë së mikrobiomës, por ky problem nuk është studiuar te pacientët shumë obezë. Hulumtuesit kanë menduar kështu të verifikojnë nëse kirurgjia bariatrike përmirëson disbiozën e mikrobiomës intestinale te pacientët shumë obezë, me të paktën një komorbilitet të lidhur ose te pacientët me obezitet patologjik (indeksi i masës trupore [IMT]> 40 kg/m2).
Për këtë, kanë identifikuar 61 gra shumë ose patologjikisht obeze, që ishin kandidate trajtimesh për obezitet, me moshë mesatare 37 vjeçe dhe IMT mesatare 45,6 kg/m2.

75% e grave paraqitën gjithashtu një diversitet të dobët në mikrobiomën e tyre. Në këtë grup kohorte perspektiv, 10 femra kanë bërë bendazh gastrik dhe 14 femra RYGB. Ato janë kontrolluar në 1, 3 dhe 12 muaj, me analiza të kampioneve fekale, për përcaktimin e përbërjes së mikrobiomës intestinale.

Hulumtuesit kanë analizuar të gjitha kampionet, edhe nga 49 pacientë në mbipeshë dhe mesatarisht obezë në një studim me dietë kufizimi dhe mostra të 10 kandidatëve për RYGB, shumë obezë, që janë ndjekur deri në 5 vjet.

Edhe pse pacientët që kanë bërë RYGB kanë treguar përmirësime më të mëdha në metabolizëm, krahasuar me ata që kanë bërë bendazh gastrik të rregullueshëm, kanë patur gjithsesi një florë bakteriale intestinale të cilësisë së ulët edhe deri në 5 vjet pas ndërhyrjes kirurgjike. Kërkuesit nënvizojnë se mungesa e informacionit mbi dietën e pacientëve është një kufizim i studimit. «Ndoshta një ditë do të kemi një kombinim perfekt të organizmave intestinale në formën e një pilule fekale», hamendësojnë autorët, duke theksuar se priten shumë përparime në këtë fushë të kërkimit.

 

Gut. 2018. doi: 10.1136/gutjnl-2018-316103
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29899081


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>