Mjekësi e përgjithshme

dhj102018

Rënia konjitive. Mund të jetë e dobishme ndërhyrja në vlerat e natriumit në gjak

Te të moshuarit përgjithësisht të shëndetshëm, hiponatriemia është e lidhur me një përkeqësim konjitiv dhe me rënie të këtij funksioni me kalimin e kohës, sipas një studimi të publikuar në "Clinical Journal of the American Society of Nephrology" (Cjasn). "Hiponatriemia vihet re kur niveli i natriumit në gjak zbret më poshtë se 135 mmol/L. Një çrregullim i lehtë i këtij lloji, dikur konsiderohej josimptomatik, por studimet e fundit sugjerojnë se mund të jetë i lidhur me rreziqe të mëdha për deficit të përqendrimit, çrregullime të ecjes, rënie, evente kardiovaskulare e deri edhe vdekje të parakohshme. Hiponatriemia e rëndë, në fakt është lidhur me dëmtime konjitive dhe me çrregullime neurologjike, por lidhja mes vlerave të ndryshme të natriumit në gjak dhe funksionit konjitiv te të moshuarit ishte e pasigurt", thotë Kristen Nowak (Universiteti i Kolorados), autore kryesore e studimit.

Për t'u thelluar në këtë argument, kërkuesit shqyrtuan informacionet e lidhura me 5.435 burra më shumë se 65 vjeç, asimptomatikë, të cilët jetonin në komunitete, të ndjekur për një mesatare prej 4.6 vjetësh. Në total, 100 burra kishin vlera treguese të hiponatremisë dhe vlerat pak më të ulëta të natriumit në gjak ishin të lidhura me përkeqësimin konjitiv dhe me rënien e funksionit konjitiv me kalimin e kohës. Krahasuar me meshkujt me nivele natriumi 141-142 mmol/L, meshkujt me nivele 126-140 mmol/L kishin 30% më shumë gjasa të paraqisnin një deficit konjitiv në bazë dhe 37% më shumë të ngjarë të përjetonin një rënie konjitive me kalimin e kohës.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu një lidhje mes vlerave të larta të natriumit (143-153 mmol/L) dhe rënies konjitive, me kalimin e kohës. "Vlerat lehtësisht më të ulëta të natriumit në gjak, rrezikojnë të mos vihen re gjatë praktikës klinike, por për shkak se ndryshimet e vogla në vlerat e natriumit, ashtu si edhe ndryshimet e lehta në funksionin konjitiv janë ngjarje të zakonshme me kalimin e moshës, janë të rëndësishme hulumtime të mëtejshme mbi këtë temë, në mënyrë që të përcaktohet nëse korrigjimi i niveleve të natriumit mund të ketë efekt mbi konjicionin", përfundojnë autorët.


Clin J Amer Soc Nephr 2018. Doi: 10.2215/CJN.07400717
http://cjasn.asnjournals.org/content/early/2018/02/07/CJN.07400717


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>