Mjekësi e përgjithshme

maj32019

Bakteriuria asimptomatike. Në cilat raste mund të mos trajtohet?

Kohët e fundit, janë publikuar në "Clinical Infectious Diseases" rekomandimet e përditësuara të Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve Infektive, për menaxhimin e bakteriurisë asimptomatike. "Kemi bërë përditësimin e udhëzimeve të vitit 2005 për menaxhimin e bakteriurisë asimptomatike duke marrë parasysh edhe popullsitë e papërfshira në rekomandimet e mëparshme. Këto udhëzime nuk kanë qëllim të zëvendësojnë gjykimin klinik në menaxhimin e pacientëve të veçantë, por me siguri mund të jenë të dobishme për të shmangur trajtimin e padobishëm të disa grupeve të pacientëve", shpjegon Lindsay Nicolle (Universiteti i Manitobës në Uinipeg, Kanada), autore kryesore e studimit. Autorët theksojnë se shmangia e trajtimit të bakteriurisë asimptomatike, kur është e mundur, paraqet një mundësi të rëndësishme për të reduktuar problemin e përdorimit të papërshtatshëm të antibiotikëve dhe kështu, të rezistencës ndaj tyre.

Sipas ekspertëve, skrinimi dhe trajtimi i bakteriurisë asimptomatike nuk rekomandohen për foshnjat dhe fëmijët, gratë e shëndetshme në premenopauzë, gratë jo shtatzëna ose gratë në shëndet të mirë në post menopauzë, të moshuarit me probleme funksionale, të moshuarit që jetojnë në qendra kujdesi afatgjatë, pacientët me diabet, ata që kanë bërë një transplant të veshkës më shumë se një muaj më parë, ata që kanë marrë një organ solid përveç veshkës, pacientët që i janë nënshtruar kirurgjisë jo urologjike me zgjedhje.

Skrinimi dhe trajtimi i bakteriurisë asimptomatike rekomandohen në fakt për gratë shtatzëna dhe për pacientët që iu janë nënshtruar procedurave endoskopike urologjike që lidhen me traumatizimin e mukozës. Autorët rekomandojnë edhe një vlerësim të kujdesshëm për shkaqe alternative dhe një observim strikt, në vend të trajtimit me antibiotikë te pacientët e moshuar me paaftësi funksionale dhe konjitive. Nuk është paraqitur ndonjë rekomandim që favorizon apo kundërshton skrinimin dhe trajtimin për pacientët me neutropeni në risk të lartë.


Clinical Infectious Diseases 2019. Doi: 10.1093/cid/ciy1121
https://academic.oup.com/cid/advance-article/doi/10.1093/cid/ciy1121/5407612


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>