Mjekësi e përgjithshme

maj312019

Infeksioni nga H. pylori pa të dhëna ndjeshmërie. Më e mira, terapia e katërfishtë me bismut

Sipas një studimi të publikuar në "Gastroenterology", në rastet e infeksionit nga Helicobacter pylori, ku të dhënat e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve është e vështirë të gjenden, 14 ditë terapi e katërfishtë me bismut përbëjnë zgjidhjen më të mirë për çrrënjosjen e bakterit. "Së fundmi janë publikuar tre udhëzime të ndryshme, nga Kolegji Amerikan i Gastroenterologjisë dhe nga Shoqata Kanadeze e Gastroenterologjisë, mbi trajtimin e H. pylorit dhe mund të ketë njëfarë konfuzioni mbi atë që është e nevojshme të bëhet", shpjegon Carlo Fallone (Qendra shëndetësore e Universitetit McGill, në Montreal, Kanada). "Prandaj kemi harmonizuar këto tri dokumente, duke thjeshtuar kështu zgjedhjet për mjekun", vijon ai.

Sipas ekspertëve, nëse është i njohur profili i ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve, trajtimi duhet të përfshijë terapinë e trefishtë me inhibitorët e pompës protonike dhe amoksicilinë për organizmat e ndjeshëm ndaj klaritromicinës dhe terapia e katërfishtë me bismut, për organizmat rezistentë ndaj klaritromicinës. Ndërsa, kur profili i ndjeshmërisë është i panjohur, terapia e katërfishtë me bismut ose edhe pa bismut, sipas disponueshmërisë së komponentit të fundit, shfaqet si zgjidhja më e përshtatshme. Kohëzgjatja optimale e terapisë mbetet e pasigurt, por 14 ditë duken të arsyeshme, mbi të gjitha, për terapinë e linjës së parë. Kërkuesit nënvizojnë nevojën e bërjes së çdo përpjekjeje për të pasur sukses që në tentativën e parë të trajtimit, jo vetëm për të reduktuar kostot, por edhe për ankthin e pacientit, impaktin negativ në mikrobiomën intestinale dhe rezistencën ndaj antibiotikëve.

Dokumenti referon se edhe pse provat ekzistuese janë të kufizuara, probiotikët mund të kontribuojnë në çrrënjosjen e H. Pylorit dhe në konservimin e mikrobiomës intestinale dhe që supresioni acid me bllokues të fuqishëm të acidit kalium-konkurrues mund të jetë i dobishëm në disa popullata. "Kur terapia nuk ka sukses, kjo mund të ndodhë për shkak të rezistencës ndaj klaritromicinës, levofloksacinës ose metronidazolit; nëse janë përdorur më parë, këto barna duhet të shmangen në tentativat e çrrënjosjes së mëtejshme dhe terapia sekondare duhet të përbëhet nga terapia e katërfishtë me bismut ose terapia e trefishtë me levofloksacinë, sipas dyshimit të rezistencës", përfundojnë autorët.


Gastroenterology. 2019. doi: 10.1053/j.gastro.2019.04.011
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30998990


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>