Mjekësi e përgjithshme

qer122019

Inteligjenca artificiale mund të dallojë nodujt pulmonarë beninjë nga ata malinjë

Një sistem i të mësuarit automatik mund të reduktojë në mënyrë thelbësore falso-pozitivët ndaj skrinimit për kancerin e mushkërisë, pa humbur asnjë rast tumori, sipas një studimi të publikuar në "Thorax".

"Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale aplikohet në skrinim, për të dalluar nodujt beninjë nga ata malinjë të kancerit të mushkërive", shpjegon autori kryesor David Wilson (Universiteti i Pitsburgut). Një skanim TC me doza të ulëta është testi diagnostikues standard për kancerin e mushkërive tek individët me risk të lartë. Rreth një e katërta e këtyre skanimeve në nivel kombëtar në Shtetet e Bashkuara tregojnë hije që tregojnë noduj në mushkëri, por më pak se 4% e pacientëve që i paraqesin, ka vërtet kancer. Një zbulim i këtyre hijeve zgjon ankth, rrit kostot e asistencës shëndetësore dhe i shtyn ata të bëjnë ekzaminime të ndjekjes, që nuk janë pa risqe.

Kërkuesit kanë grumbulluar në Qendrën e Kancerit "UPMC Hillman" të dhënat e TC në doza të ulëta të 218 pacientëve në risk të lartë, që kanë marrë më pas konfirmim për tumorin pulmonar apo nodujt beninjë. Në tej, ata i kanë futur të dhënat në një algoritëm të të mësuarit automatik për të krijuar një model që do të llogariste probabilitetin e kancerit dhe, nëse probabiliteti do të ishte nën një fashë të caktuar, do të përjashtohej sëmundja.

Duke krahasuar vlerësimin e modelit me diagnozat që kishin marrë këta pacientëve, ekspertët kanë zbuluar se do të ishin në gjendje të shmangnin 30% të testeve të mëtejshme të personave me noduj beninjë, pa humbur asnjë rast të kancerit. Tre faktorët më të rëndësishëm për modelin janë numri i enëve të gjakut që rrethojnë nodulin, numri i nodujve dhe numri i viteve që pacienti ka pa konsumuar duhan.

"Kjo është hera e parë në të cilën kemi qenë në gjendje të përdorim teknologjinë informatike për të kuantifikuar kontributin e enëve të gjakut në probabilitetin e kancerit dhe inkorporimin në një model parashikues që mund të vendosë me siguri se disa pacientë nuk e kanë sëmundjen. Hapi tjetër, që në të vërtetë e kemi hedhur, konsiston në vlerësimin e kësaj teknike në një popullsi më të gjerë, duke përdorur rreth 6.000 skanime nga National Lung Screening Trial", përfundojnë autorët.


Thorax. 2019. doi: 10.1136/thoraxjnl-2018-212638
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30862725


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>