sht182019
Muzika që rizgjon kujtime, mund të ndihmojë pacientët me demencë
Listat e personalizuara të muzikës që ngjallin kujtime nga fëmijëria dhe momentet e lumtura, janë të dobishme për pacientët e prekur nga demenca, sepse muzika mund të aktivizojë pjesë të trurit që nuk preken nga sëmundja. Kështu thuhet në një artikull të botuar në "Lancet Neurology", i cili përshkruan një prezantim të mbajtur në Edinburgh Science Festival.
"Një nga sfidat më të mëdha që kemi në shoqërinë tonë është se shumë njerëz jetojnë më gjatë dhe zhvillojnë demencë në vitet e fundit të jetës. Duke pasur parasysh mungesën e barnave për trajtimin e kësaj sëmundjeje, ne kemi interes të madh për qasjet jofarmakologjike", shpjegon Andy Loundes, nënkryetar i shoqatës "Playlist for Life" në Glasgou, Skoci dhe Tom Russ (Universiteti i Edinburgut), folës të prezantimit.
Përmes programit "Music Detective", shoqata "Playlist for Life" i inkurajon familjet të flasin me të afërmit e tyre për të zbuluar se cilat këngë mund të ngjallin kujtime të lumtura, në mënyrë që të krijojnë listat e dëgjimit përpara se njerëzit të zhvillojnë demencë. Shoqata u themelua në vitin 2013 nga Sally Magnusson e cila, duke u kujdesur për nënën që kishte zhvilluar këtë patologji, zbuloi se të dëgjuarit e muzikës së njohur, i sillte gëzim gruas.
"Megjithëse nëna e saj pothuajse e kishte humbur aftësinë për të përdorur fjalë, sa herë që Sally i propozonte kolonën zanore të jetës së saj, gruaja i këndonte këngët nga fillimi në fund dhe në mënyrë harmonike", thotë Lovvndesi. Vullnetarët nuk janë muzikoterapeutë të certifikuar, por janë pjesë e edicionit të pestë të protokollit Gerdner, të zhvilluar në Universitetin Stanford dhe sugjerojnë që seancat muzikore të planifikohen 30 minuta para aktiviteteve të vështira, siç është banja.
Për të krijuar një listë dëgjimi, ekspertët rekomandojnë tre hapa, nga të cilët, i pari konsiston në përcaktimin e këngëve më të pëlqyera kur personi në fjalë ishte 10-30 vjeç, duke krijuar një listë me 100 këngët më të njohura çdo vit, nga viti 1915, deri në vitin 2015. Së dyti, duhen shtuar këngë që vijnë nga kujtimet e fëmijërisë ose që sigurohen nga miqtë ose ish-të dashurat, ose të dashurit dhe së treti, këngë që mund të kujtojnë një kombësi ose etni.
Lancet neurology 2019. Doi: 10.1016/S1474-4422(19)30186-3
https://doi.org/10.1016/S1474-4422(19)30186-3