Mjekësi e përgjithshme

shk62020

Sindroma e zorrës së irrituar. Testi i frymëmarrjes parashikon përgjigjen ndaj trajtimit antibiotik

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "Journal of Gastroenterology", testi i frymëmarrjes me laktulozë (LBT) mund të jetë i dobishëm për të parashikuar përgjigjen ndaj rifaksiminës në trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar, me diarre (IBS-D).
"Testi i frymëmarrjes është i sigurt, jo invaziv dhe i bazuar në bioshënjuesit ekskluzivë të mikrobiomës intestinale, hidrogjen dhe metan. Ky ekzaminim mund të përdoret për të personalizuar opsionet e trajtimit dhe tani e dimë se ai mund edhe të parashikojë përgjigjen ndaj terapisë", shpjegon Ali Rezaie (Cedars-Sinai, Los Anxhelos), autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e një nëngrupi me 13 qendra të studimit Target 3. Pjesëmarrësit kanë marrë 550 mg rifaksiminë tre herë në ditë për dy javë dhe përgjigjja ndaj terapisë është vlerësuar pas katër javësh. Testi i frymëmarrjes është administruar menjëherë para terapisë dhe 14 ditë pas saj, me kampione të frymëmarrjes të marra çdo 15 minuta, deri në 240 minuta.
Përgjigjja është vlerësuar në bazë të reduktimit të dhimbjes abdominale nga matja fillestare e 30% apo më shumë, pakësimi i 50% apo më shumë në frekuencën e feçeve të buta apo të ujshme, përmirësimit të simptomave dhe marrëdhënies mes rezultateve klinike dhe rezultateve të testit. Gjithsej, në studim janë përfshirë 93 pacientë, mes të cilëve 62 (66,7%) me rezultate  LBT pozitive në matjen fillestare.

Në mënyrë të përmbledhur, 48,4% e pacientëve (nga të cilët, 37 nga 62 pacientë me LBT pozitive (59,7%) në bazë dhe 8 nga 31, me LBT negative (25,8%)), kanë shfaqur një përgjigje ndaj rifaksiminës. Nuk janë vënë re dallime domethënëse në të dhënat demografike të bazës apo në profilin simptomatik IBS-D, mes subjekteve që janë përgjigjur dhe atyre që nuk e kanë bërë.
"Pacientët me test frymëmarrjeje pozitiv, kanë shfaqur një përmirësim të rëndësishëm më të madh të dhimbjes abdominale, fryrje, diarre, konsistencë dhe urgjencë në feçe. Për më tepër, pacientët, rezultatet LBT të të cilëve janë normalizuar pas rifaksiminës, kanë patur një normë më të lartë përgjigjeje, të barabartë me 76,5%", nënvizon Rezaie. Ekspertët shpjegojnë gjithsesi se procesi vendimmarrës mjekësor duhet të bazohet në vlerësimin e grumbulluar të të gjitha të dhënave të disponueshme objektive dhe subjektive dhe se rezultatet e testit nuk duhen konsideruar 100% të sigurta.

 

Am J Gastroenterol. 2019. Doi: 10.14309/ajg.0000000000000444
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31688023


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>