Mjekësi e përgjithshme

shk122020

Coronavirusi. "Lancet" bën bilancin e gjendjes. Më të goditur janë pacientët e moshuar

Sipas një studimi të botuar në "Lancet", rreth gjysma e të shtruarve në spital me infeksionin coronavirus 2019-nCov ishin në kushte komorbiditeti dhe vdekjet ndodhën kryesisht në subjekte të moshuara, nga 60 vjeç e lart. Sidoqoftë, lajmet e fundit kanë zbuluar se 34-vjeçari Li VVenliang, mjeku i parë që ngriti alarmin për virusin e ri, ka ndërruar jetë dhe se janë prekur gjithashtu disa fëmijë, një në Gjermani dhe një në Francë. Nga Kina, u bë i njohur rasti i një gruaje që vuante nga coronavirusi dhe që lindi një fëmijë pozitiv ndaj vetë virusit, 30 orë pas lindjes.

"Spektri klinik i infeksionit të coronavirusit të ri 2019 është ende në fazë përcaktimi. Në punën tonë kemi përshkruar karakteristikat e 99 vetëve me pneumoni të konfirmuar nga 2019-nCoV, të shtruar në spitalin e specializuar për sëmundje infektive, në periudhën 1-20 janar 2020, në Vuhan të Kinës", shpjegon Nanshan Chen (Spitali VVuhan Jinyintan), autori kryesor i studimit të botuar në "Lancet".

Studiuesit raportuan se mosha mesatare e pacientëve ishte 55 vjeç dhe dy të tretat ishin burra. 47 vetë kishin patur një ekspozim afatgjatë (si shitës) dhe dy, ekspozim afatshkurtër (si blerës) në tregun e peshkut në Huanan. Rreth 50% kishin sëmundje kronike shoqëruese, më shpesh sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare (40%). Pas pranimit në spital, simptomat dhe shenjat përfshijnë ethe (83%), kollë (82%) dhe gulçim (31%). Pak pacientë kanë përjetuar dhimbje të fytit, rrufë ose simptoma gastrointestinale (≤5% secili). Rezultatet laboratorike kanë përfshirë anomalitë e funksionit të mëlçisë (43%) dhe limfopeninë (35%). Në radiografinë e kraharorit ose tomografinë e kompjuterizuar, 75% paraqitën prova të pneumonisë bilaterale; njëri kishte pneumotoraks. Komplikacionet në kohën e paraqitjes përfshijnë sindromën akute të distresit respirator (17%), dëmtimin akut të veshkave (3%) dhe shokun septik (4%). Që nga 25 janari, 11 pacientë kishin vdekur (11%) dhe shtatë nga të vdekurit ishin mbi 60 vjeç.

Duke komentuar për shtypin në lidhje me rastet që kanë prekur edhe pacientë të rinj, specialisti i sëmundjeve infektive Massimo Galli nga Universiteti i Milanos-Spitali Sacco, shprehet se reagimi individual ndaj infeksioneve është plotësisht i ndryshëm për secilin dhe se varet gjithashtu pjesërisht nga predispozita gjenetike . "Pacientët trajtohen me terapi mbështetëse. Antibiotikët janë të padobishëm dhe për momentin, nuk ka barna të tjera për t'u përdorur", përfundon Galli.

 

Lancet 2020. Doi: 10.1016/S0140-6736(20)30211-7
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(20)30211-7


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>