Mjekësi e përgjithshme

pri292020

Vetëm në disa raste, pneumonia COVID 19 është e ngjashme me ARDS

Megjithëse bie në përkufizimin e sindromës së distresit respirator të të rriturit (ARDS), pneumonia COVID-19 është një sëmundje specifike me karakteristika dalluese, sipas një editoriali të botuar në "Intensive Care Medicine" nga Luciano Gattinoni (Universiteti Mjekësor i Gotingenit, Gjermani).

Studiuesit raportojnë se te 150 pacientë me pneumoni COVID-19 në vetëm 20-30% të rasteve sëmundja ishte e ngjashme me ARDS, ndërsa mbi gjysma e subjekteve kishin një pajtueshmëri thuajse normale të sistemit respirator, përkundër hipoksemisë së rëndë. Gattinoni dhe kolegët përshkruajnë gjithashtu variante të ndryshme të pneumonisë COVID-19 në varësi të bashkëveprimit të tre faktorëve:
(1) ashpërsia e infeksionit, reagimi i hostit, rezerva fiziologjike dhe komorbiditeti;
(2) reaktiviteti ventilator ndaj hipoksemisë;
(3) koha midis fillimit të simptomave dhe shtrimit në spital. Studiuesit gjithashtu identifikuan dy fenotipe të dallueshme të sëmundjes, lloji L dhe lloji H, të cilat kërkojnë trajtim të ndryshëm.

Lloji L karakterizohet nga pajtueshmëri e lartë e mushkërive, raport i ulët ventilim-perfuzion, peshë e ulët pulmonare në CT dhe përqindje e ulët e mushkërive të paventilizuara. Pacientët e tipit L mund të qëndrojnë në këtë fenotip për një periudhë të caktuar kohe, pastaj të përmirësohen ose të përkeqësohen. Në rastin e fundit, ata lëvizin në skajin e kundërt të spektrit fenotipik, duke zhvilluar sëmundje të tipit H, të karakterizuar nga një pajtueshmëri e ulët, e lidhur me rritjen e edemës; shunt i rritur i majtë-i djathtë; peshë e shtuar e mushkërive, me një rritje prej më shumë se 1.5 kg në CT, sasi e lartë e mushkërive potencialisht të rikiuperueshme.
"Kalimi nga Tipi L në Tipin H varet nga evolucioni i pneumonisë COVID-19", shkruajnë autorët, duke sugjeruar se ky tranzicion mund të jetë edhe rezultat i dëmtimeve që i atribuohen stresit të lartë të indeve të ventilimit.
"CT është mënyra më e mirë për të dalluar pacientët me dy fenotipet dhe të kuptuarit e patofiziologjisë së saktë është thelbësore për të vendosur bazat për trajtimin e duhur", përfundojnë autorët.

 

Intensive Care Medicine 2020. Doi: 10.1007/s00134-020-06033-2
https://doi.org/10.1007/s00134-020-06033-2


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>