Mjekësi e përgjithshme

maj52020

Transmetimi nga asimptomatikët, problemi kryesor në luftën kundër coronavirusit. Studimi

Sipas një editoriali të botuar në "New England Journal of Medicine" dhe të nënshkruar nga një grup studiuesish të Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, thembra e vërtetë e Akilit në luftën kundër pandemisë nga Covid-19 do të ishte mundësia e asimptomatikëve për të transmetuar sëmundjen.
Monica Gandhi, Deborah Yokoe dhe Diane Havlir besojnë se janë të domosdoshme masa që nuk janë parë kurrë më parë: një shpërndarje e madhe e testeve tek asimptomatikët, veçanërisht në vendet që frekuentohen nga njerëz të brishtë ose veçanërisht në rrezik dhe përdorimi i maskës kirurgjikale në vende, të hapura ose të mbyllura, të mbushura me njerëz. Zbulimi i hershëm i rasteve, nuk është i mjaftueshëm. Fatkeqësisht, sipas ekspertëve, nuk është e mjaftueshme të mbështetesh në metodat e përdorura për të luftuar Sarsin, që kishte prekur vetëm 8,100 njerëz në një zonë të kufizuar, ndërsa Covid-19 është përhapur në të gjithë botën dhe ka prekur të paktën 2.6 milionë njerëz.

 

Por pse ky dallim kaq i madh?

"Virusi Sars-Cov-2 përhapet lehtë, duke qenë se prek traktin e sipërm të frymëmarrjes, ndërsa virusi Sars ishte përqendruar në traktin e poshtëm të frymëmarrjes. Përveç kësaj, ngarkesa virale me Sarsin arrinte kulmin pesë ditë më vonë, krahasuar me Covid-19, kështu që kishte më shumë kohë për të zbuluar simptomat", shpjegojnë autorët. Studiuesit tregojnë se në një studim të kryer në shtëpitë e pensionistëve të Uashingtonit, më shumë se gjysma e të moshuarve testuan pozitivë gjatë tamponit, pavarësisht se ishin asimptomatikë.
Pikërisht për këtë arsye, ata besojnë se do të ishte mirë që të testoheshin menjëherë të gjithë individët asimptomatikë që banojnë ose punojnë në shtëpi pensionistësh, pasi monitorimi i simptomave më vete, nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar infeksionin. Ky rekomandim duhet të zgjerohet për të përfshirë kontekste të tjera me një profil të ngjashëm rreziku, siç janë burgjet, strukturat që merren me pacientë me probleme të shëndetit mendor, strehimoret për të pastrehët dhe spitalet. "Kjo pandemi e paparë kërkon masa të pashembullta për të mposhtur sëmundjen", përfundojnë ekspertët.


NEJM 2020. Doi: 10.1056/NEJMe2009758
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMe2009758


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>