Mjekësi e përgjithshme

maj192020

A është vërtet përdorimi i ventilatorëve pulmonarë, zgjidhja më e mirë për Covid-19?

Kjo është pyetja që po bëjnë disa mjekë. Duket se përdorimi i ventilatorëve sipas protokollit standard në një sëmundje e cila te disa pacientë shfaqet më e ngjashme me edemën pulmonare të lartësive të mëdha (High Altitude Pulmonary Edema: HAPE), sesa me sindromën e distresit respirator akut (ARDS), mund të shkaktojë dëmtimin e mushkërive.

Në letrën e parë të botuar "American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine" dhe të dytën, të pranuar për botim në "Intensive Care Medicine", Luciano Gattinoni (Universiteti Mjekësor i Gëttingenit në Gjermani) dhe kolegët e tij sugjerojnë të merret në konsideratë presioni i fundit të ekspirimit (PEEP), sa më i ulët të jetë e mundur dhe se trajtimi respirator nuk duhet të ndjekë një protokoll standard. Në fakt, siç shpjegoi Gattinoni, ndonëse pneumonia Covid-19 bie më së shumti brenda përkufizimit të ARDS-it, ajo është një "sëmundje specifike, tiparet dalluese të së cilës janë hipoksemia e rëndë që shpesh shoqërohet me një përputhje pothuajse normale të sistemit respirator".

Modelet e Covid-19 mund të varen nga bashkëveprimi i tre grupeve të faktorëve.
- I pari ka të bëjë me ashpërsinë e sëmundjes, përgjigjen e bartësit, rezervën fiziologjike dhe sëmundjet bashkëshoqëruese.
- Faktori i dytë është reaktiviteti ventilator i pacientit ndaj hipoksemisë.
- Faktori i tretë është koha që kalon midis fillimit të sëmundjes dhe shtrimit në spital.
Falë bashkëveprimit të këtyre faktorëve, ekipi identifikoi dy fenotipe kryesore. Tipi L karakterizohet nga elasticitet i ulët, raport i ulët i perfuzionit të ventilatorit, peshë dhe përfshirje e ulët e mushkërive dhe Tipi H, me elasticitet të lartë, shunt të lartë nga e djathta në të majtë, peshë e lartë përfshirje e lartë e mushkërive. Sëmundja mund të kalojë nga njëra te tjetra, gjë nga e cila lind nevoja që të identifikohet fenotipi që në prezantimin e pacientit, në mënyrë që të jemi në gjendje ta trajtojmë atë në mënyrën e duhur. Me këtë qëllim, mund të shërbejnë përveç CT-ve, edhe shenjat e nënkuptuara.

"Kjo është një lloj sëmundjeje, për të cilën nuk është e nevojshme të ndiqni protokollin; duhet të ndiqni fiziologjinë. Fatkeqësisht, shumë mjekë në të gjithë botën nuk mendojnë jashtë protokollit", tha Gattinoni. Për këtë arsye, autori, së bashku me kolegët, propozon një model trajtimi të bazuar në fenotipin e sëmundjes.


Am J Respir Crit Care Med. 2020. Doi: 10.1164/rccm.202003-0817LE.
https://doi.org/10.1164/rccm.202003-0817LE
https://www.medscape.com/viewarticle/928236


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>