Mjekësi e përgjithshme

kor162020

Astma mund të mbrojë nga Covid-19. Studimi italian tregon arsyet pse ndodh

Rezultatet e një studimi të botuar në "Allergy",  sugjerojnë se astma mund të ketë një rol mbrojtës kundër Covid-19. Punimi u nënshkrua nga alergologët dhe imunologët e spitalit të Pratos, në bashkëpunim me Paola Parronchin (Universiteti i Firences) dhe Justin Stebbing (Imperial College, Londër), të cilët analizuan lidhjen midis astmës bronkiale dhe infeksionit Sars-CoV. 2, duke vëzhguar faktorët që kontribuojnë në ashpërsinë  e infeksionit e vdekshmërinë prej tij dhe veçanërisht, ato që lidhen me hostin. Në shumicën e studimeve të rasteve të publikuara, astma nuk figuron ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjen, ose në format e rënda të Covid-19.

Këto vëzhgime u konfirmuan nga përhapja e ulët e astmatikëve në zonën e Pratos: kishte vetëm 3 nga më shumë se 270 shtrime në spital për Covid-19. Duhet të theksohet se ka mbi 2.500 pacientë me astmë të ndjekur nga alergologët në Prato. "Prisnim më shumë njerëz të infektuar", thotë Alessandro Farsi, drejtor i alergologjisë dhe imunologjisë në spitalin e Pratos, duke shtuar se studimet kineze konfirmojnë prevalencën e ulët të astmës alergjike. Por, qëllimi i studiuesve italianë shkoi më tej.
"Ne kemi dashur të kuptojmë se sa pacientë alergjikë janë infektuar dhe sa astmatikë kanë patur riakutizime, duke i krahasuar të dhënat me epidemitë e mëparshme të gripit", thotë Giulia Carli, specialiste në alergji dhe imunologji në Prato. Sipas autorëve, në subjektet me astmë alergjike, hamendësohet një rol mbrojtës i eozinofileve, zakonisht të pranishme në nivele të larta si një shprehje e inflamacionit të tipit 2, të pranishëm në mbi 50% të rasteve të astmës. Vëzhgimi i një eozinopenie në raste të rënda të Covid-19 do të nënvizonte një rol të mundshëm mbrojtës të këtyre qelizave në mushkëritë e infektuara. Një hipotezë tjetër bazohet në prodhimin e zvogëluar të interferonit, tipik për astmatikët alergjikë. Në të vërtetë, supozohet se nivele të larta të interferonit kontribuojnë ndjeshëm në evolucion, në format më të rënda të Covid-19. Hipoteza e tretë i referohet faktit se përdorimi i rregullt i steroideve ose bronkodilatorëve inhalues me veprim të gjatë tek astmatikët, mund të ketë një efekt antiinflamator dhe/ose antiviral.


Allergy 2020. Doi: 10.1111/all.14426
https://doi.org/10.1111/all.14426


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>